X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Duke qenë se fushëveprimtaria e kuvendit të komunës është mjaft e madhe, atëherë janë të formuara organe ndihmëse tematike me qëllim që të shqyrtohet veprimtaria e punës së kuvendit. Kuvendi i komunës është i obliguar që të i themeloj dy komitete të përhershme: Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Komitetin për Komunitete, si dhe varësisht sipas nevojës krijon komitete  tjera, komitete ad-hoc apo komitete konsultative.

 

e enjte, 1 mars 2018

Komitetet

Komiteti për Politikë dhe Financa

Komiteti për Politikë dhe Financa i shqyrton gati se të gjitha çështjet që parashihen të shqyrtohen në Kuvendin e Komunës. Në nënin 52 të LVL-së sqarohet cila është fusha e përgjegjësië së këtij komiteti. Prandaj, para se të merret gati se çdo vendim me rëndësi, çështja shkon së pari në filtrin e këtij Komiteti. Ky komitet duhet të sigurojë:

  • Përfaqësimin e gjinor prej 30%;
  • nëse mungon Kryesuesi i kuvendit të komunës që njëkohësisht është edhe kryesues i këtij komiteti, atëherë mbledhjet i kryeson anëtari më i moshuar i këtij komiteti;
  • anëtarë mund të jenë nga 5 deri në 11 anëtarë varësisht nga numri i përgjithshëm i anëtarëve në kuvendin e komunës, numri i anëtarët reflekton përfaqësimin e entiteteve politike në kuvend.

Komiteti për komunitete

Përbërja dhe detyrat e komitetit për komunitete specifikohen në nenin 53 të LVL-së. Është e rëndësishme se themelimi i këtij komiteti kërkon përmbushjen e këtyre kushteve:

  • Çdo komunitet që jeton në komunë të ketë të paktën një përfaqësues në Komitetin për Komunitete;
  • Përfaqësuesit e komitetit joshumicë në komunë e përbëjnë shumicën e anëtarëve të këtij komiteti;
  • Shumica e anëtarëve të këtij komiteti të jenë njëherësh edhe anëtarë të kuvendit të komunës.

Zgjedhja e anëtarëve të komitetit për komunitete bëhet me propozimin e kandidatëve të ofruar nga komunitetet joshumicë ndërsa miratimi bëhet nga kuvendi i komunës. Zgjedhja e kryesuesit të komitetit për komunitete bëhet me shumicën e votave të anëtarëve të tij.

Komitetet tjera
Varësisht sipas nevojave dhe vullnetit, kuvendi themelon edhe komitete të tjera relevante për fushëveprimtarinë e kuvendit të komunës. Disa nga këto komitete mund të jenë komitete për arsim, urbanizëm, shëndetësi apo shërbime publike. Mirëpo duhet pasur parasysh që kush mund të jetë pjesë e këtyre komiteteve, si dhe numri i anëtarëve të komiteteve nuk është i definuar me kornizë ligjore, prandaj në disa komuna anëtarë janë vetëm anëtarët e kuvendit të komunës, e në komuna tjera mund të jenë anëtarë edhe qytetarë të tjerë të komunës.

Komitet ad-hoc

Mund të ndodh që komunat të ballafaqohen me një çështje të caktuar e cila duhet të zgjidhet brenda një kohe të caktuar. Prandaj kuvendi mund të themelojë komitete ad-hoc apo komitete të përkohshme me qëllim të ushtrimit të plotë dhe efikas të kompetencave të saj. Kështu kuvendi themelon komitetet ad-hoc në çfardo fushe që ka nevoje, me afat kohor zakonisht vetëm për trajtimin e asaj çështje. Shembull mund të jenë komitete për ndarje të bursave, apo për trajtimin e ndonjë gjendje emergjente, apo për emërtimin e rrugëve etj.

Komitetet Konsultative

Kuvendi i komunës themelon edhe Komitete Konsultative në mënyrë që të fuqizojë pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje, pët të cilën flitet më gjerësisht në sektorin e mekanizmave të pjesëmarrjes qytetare.

Vegëza Relevante

Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: Kuvendi i Komunës, KomitetetNumber of views: 292732

Pyet Komunën:

x