X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Disa komuna kanë kompetenca të zgjerura (shtesë) lidhur me disa të drejta të cilat i takojnë nivelit qendror. Disa prej këtyre kompetencave janë ofrimi i përkujdesit dytësor shëndetsor, ofrimi i shërbimeve në shkollimin universitar, mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore dhe religjioze.

Kompetencat e zgjeruara ndikojnë në krijimin e kushteve për integrimin e tërë qytetarëve të Republikës së Kosovës në institucionet e vendit dhe krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm politik dhe hapjen e perspektivës për një jetë të përbashkët.

e mërkurë, 28 shkurt 2018

Kompetencat e zgjeruara

Ofrimi i përkujdesit dytësor shëndetsor

Kujdesi dytësor shëndetësor mund të organizohet edhe në nivelin komunal me kërkesën e kuvendit përkatës komunal, dhe në pajtim me vendimin e Ministrit të Shëndetësisë.

LVL decidivisht thekson se Komuna e Mitrovicës së Veriut, Graçanicës dhe Shtërpcës kanë kompetenca për ofrimin e përkujdesit dytësor shëndetësor, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve të përkujdesit shëndetësor, punësimin, pagesën e pagave dhe mëditjeve, trajnimin e personelit dhe administratorëve të kujdesit shëndetësor. E përkujdesi dytësor shëndetsor nënkupton shërbimet spitalore, diagnostike, terapeutike, rehabilituese, transportin emergjent dhe shërbimet e shëndetësisë publike

Ofrimi i shërbimeve në shkollimin universitar

Komunat kanë kompetenca të plota në lidhje me dispozitat e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve arsimore, marrjen në punë, pagesën e rrogave dhe aftësimin e mësimdhënësve dhe administratorëve.

Mirëpo Komuna e Mitrovicës së Veriut ka kompetencë për shkollim të lartë, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve shkollore, punësimin, pagesën e rrogave dhe trajnimin e instruktorëve dhe administratorëve arsimor.

Komuna e Mitrovicës Verore gëzon kompetenca te zgjeruara për arsim te larte në gjuhën serbe, në pajtim me ligjin Nr.03/L-068 për Arsimin ne Komunat e Republikës se Kosovës. Komuna e Mitrovicës Veriore mund të bashkëpunojë me çdo komunë tjetër për drejtimin e universitetit.

Mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore dhe religjioze

Kur bie fjala për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe religjioze, atëherë në bazë të Ligjit për Zonat e Veçanta të Mbrojtura, sigurohet mbrojtja e Manastireve Ortodokse Serbe, Kishave, vendeve të tjera fetare, si dhe vendeve historike dhe kulturore të një rëndësie të veçantë për komunitetin Serb si dhe për komunitetet e tjera në Republikën e Kosovës, nëpërmjet themelimit të Zonave të Veçanta të Mbrojtura.

Vegëza Relevante

Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: Kompetencat dhe organizimi i qeverisë lokale, Kompetencat e zgjeruaraNumber of views: 895780

Pyet Komunën:

x