Zhvillimi ekonomik, përmes zhvillimit të bujqësisë, është e ardhmja që e shohin të rinjtë e komunës së Novobërdës, një konstatim ky i ndalur nga takimi i mëngjesit i organizuar me strukturat komunale të komunës së Novobërdës.
Në mesin e temave të diskutuara, u pajtua për të punuar drejt rritjes së pjesëmarrjes së përfaqësuesve të rinisë dhe grave në proceset e politikë-bërjes, ku merren pjesa më e madhe e vendimeve të rëndësishme. Kjo u cilësua shumë e rëndësishme nga kryetari i komunës së Novobërdës, z. Svetislav Ivanovic.
Takimi nxori në pah edhe shqetësimet e grupit jo formal të grave rreth ndarjes se donacioneve për projekte të ndryshme që prekin pozitën e gruas dhe rinisë në këtë komunë.
Si rezultat i diskutimit të shqetësimeve dhe nevojave të rinisë dhe grave në Komunën e Novobërdës, kryetari i saj u zotua se Komuna që ai udhëheq do të angazhohet në të ardhmen që të punoj shumë me ngushtë me të rinjtë dhe gratë e kësaj komune, në mënyrë që t’i qoj përpara projektet e tyre, të cilat siç i konsideroj ai janë të rëndësishme jo vetëm për përfshirjen e tyre në jetën aktive të komunës, por edhe për zhvillimin në përgjithësi të këtij komuniteti.
Ky aktivitet është organizuar nga CDKD në kuadër të projektit “Pjesëmarrje e gjerë për qeverisje të mirë”, që implementohet nga instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) me mbështetje financiare nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.