X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Komunat e Kosovës kanë filluar të publikojnë kontratat me operatorët ekonomik, kështu duke plotësuar njërin prej tipareve të qeverisjes së mirë. Deri më tani kontratat me operatorët ekonomik i kanë bërë publike nëpër uebfaqet zyrtare të tyre komuna e Prishtinës, Gjakovës, Pejës, Vushtrrisë, Lipjanit, Ferizajt, Skenderajit, Istogut, Gjilanit, Mitrovicës, Drenasit, dhe Kamenicës.

e mërkurë, 12 shtator 2018

Komunat e Kosovës me kontrata të hapura

Një gjë të tillë pritet që ta bëjnë edhe komunat tjera në Kosovë. Përmes këtij veprimi pritet që të plotësohet kushti i transparencës për një qeverisje të mirë, duke iu mundësuar qytetarëve të Kosovës qasje në proceset e prokurimit të komunës së tyre por edhe mundësinë për të kërkuar llogaridhënie dhe përgjegjësi nga institucionet lokale.

Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: LajmeNumber of views: 26798

Pyet Komunën:

x