X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Instituti Demokraci për zhvillim (D4D) ka filluar mbajtjen e sesioneve informuese për platformën për qeverisje të mirë nëpër komuna. Qëllimi i sesionit informues të mbajtur së pari në Komunën e Mitrovicës ishte shqyrtimi i specifikave të platformës ‘Qeveris mirë’, duke u fokusuar në lehtësinë për t’u çasur në informata, relevancën e informatave si dhe përdorshmërinë e kësaj platforme së bashku me akterë relevantë të fushës së shoqërisë civile, institucioneve publike lokale dhe qendrore.

Sesion informues për promovimin e parimeve të qeverisjes së mirë për zyrtarët e rinjë komunal dhe qytetarët përmes Platformës ‘Qeveris mirë’

Instituti Demokraci për zhvillim (D4D) ka filluar mbajtjen e sesioneve informuese për platformën për qeverisje të mirë nëpër komuna. Qëllimi i sesionit informues të mbajtur së pari në Komunën e Mitrovicës ishte shqyrtimi i specifikave të platformës ‘Qeveris mirë’, duke u fokusuar në lehtësinë për t’u çasur në informata, relevancën e informatave si dhe përdorshmërinë e kësaj platforme së bashku me akterë relevantë të fushës së shoqërisë civile, institucioneve publike lokale dhe qendrore.

Pjesë e diskutimit gjatë këtij takimi ishte nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, anëtarja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Valbonë Sadiku, si dhe aktivisjta e shoqërisë civile nga Center for Education and Community Development, Bukurie Hyseni Brezhnica – të cilët vlerësuan platformën për qeverisje të mirë si vlerë të shtuar në përpjekjen e përmirësimit të gjendjes së zbatimit të qeverisjes së mirë në nivel lokal në Komunën e Mitrovicës si dhe në rritjen e bashkëpunimit të zyrtarëve komunalë dhe qytetarëve, përmes krijimit të hapësirës për informimin e saktë të qytetarëve për të drejtat dhe përgjegjësitë e veta si dhe të të zgjedhurve të tyre politikë në përmirësimin e jetës në komunitet.

Platforma ‘Qeveris mirë’ është prodhuar si një nevojë në Kosovë për të sjellë vendimmarrësit lokalë më pranë qytetarëve për të promovuar qeverisjen e qëndrueshme. Duke marrë parasysh se në Kosovë ka zyrtarë publikë të cilët kanë vështirësi për të kuptuar qeverisjen e mirë kur ushtrojnë detyrat e tyre të përditshme dhe standardet që duhet t’i përmbahen gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, platforma informuese Qeveris mirë adreson këtë problem duke ofruar sqarime për marrëdhëniet midis organeve komunale dhe qytetarëve, midis vetë organeve komunale dhe secilit organ komunal ndaj shtetit, duke përcaktuar proceset e mira vendimmarrëse ashtu siç është përcaktuar me ligj. Kjo platformë është e dobishme në plotësimin e hendekut të njohurive të zyrtarëve komunal, duke ndihmuar përfaqësuesit publikë dhe qytetarët, pasi të dyja palët do të jenë vazhdimisht në gjendje të verifikojnë funksionimin korrekt të procedurave dhe marrëdhënieve në institucionet publike

Ky aktivitet u mbajt në kuadër të projektit “Pjesëmarrje e gjerë për qeverisje të mirë”, i cili implementohet nga D4D, me mbështetje nga Ambasada Holandeze në Kosovë.
Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: LajmeNumber of views: 25483

Pyet Komunën:

x