X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Komuna është përgjegjëse ndaj qytetarëve dhe përgjegjëse ndaj çdo veprimi, vendimi dhe politike.

e mërkurë, 14 mars 2018

Llogaridhënia

Për ekzistimin e llogaridhënies, Ligji për Vetëqeverisje Lokale mundëson që:

  • Të gjithë vendimmarrësit, kolektivë dhe individualë, marrin përgjegjësi për vendimet e tyre.
  • Vendimet raportohen, shpjegohen dhe mund të sanksionohen.
  • Ka mjete efektive kundër keqadministrimit dhe kundër veprimeve të institucioneve lokale të cilat shkelin të drejtat civile.

Kuptimi i mbikëqyrjes dhe kontrollit të komunave në Kosovë përcaktohet në dy rrafshe: llogaridhenia në saje të kontrollit te brendshëm dhe llogaridhënia përmes kontrollit te jashtëm.

Kontrolli i brendshëm në komunë nënkupton të drejtën e organeve të komunës të autorizuara ligjërisht, për sigurimin e respektimit të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë nga organet e nivelit më të ulët përbrenda komunës.

Këtu përfshihet kontrolli që kryen kuvendi i komunës ndaj ekzekutivit në tërësi dhe kontrolli që bënë kryetari i komunës në raport me drejtoritë komunale.

Megjithëse nga pikëpamja e kontrollit, nuk janë paraparë dispozita specifike të cilat normojnë formën e kontrollit (kuvend-ekzekutiv), kjo çështje mund të kuptohet në bazë të hierarkisë së përcaktuar me ligj. Kuvendi i Komunës është përcaktuar të jetë organi më i lartë në Komunë, dhe njëkohësisht organ mbikëqyrës në nivelin lokal, kompetent për të siguruar ofrimin e shërbimeve nga ekzekutivi në pajtim me legjislacionin në fuqi.

 Kontrolli i jashtëm Në praktikë kryetari i komunës adresë të vërtetë të llogaridhënies ka partinë që ai ose ajo përfaqëson ndaj të cilës kanë një adresë të detyrimeve që kryetari ka për të përmbushur gjatë mandatit të tij/saj.  

Mekanizmat për pjesëmarrjen qytetare ofrojnë garancë për llogaridhënie të organeve komunale.

Shqyrtimi i ligjshmërisë së akteve të komunës bëhet nga ana e ministrive përgjegjëse, në këtë rastë është Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), e cila si autoritet mbikëqyrës i kanalizon i aktet të cilat janë duke u shqyrtuar.

Veprimtaria e punës së komunës është subjekt i kontrollit edhe nga ana e Institucionit të Avokatit të Popullit i mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të komunës, si dhe përpilon raporte lidhur me punën e komunës me qëllim të identifikimit të problemeve dhe me qëllim të sigurimit të të dhënave për shkeljet e supozuara.

Anëtarët e kuvendit duhet të mbajnë rol aktiv, lidhja e tyre është me qytetarët dhe jo partinë që e përfaqësojnë, prandaj është me shumë rëndësi që anëtarët e kuvendit të krijojnë linja të hapura komunikimi me qytetarët në çdo kohë.

Parandalimi i konfliktit të interesit është me rëndësi të madhe për cilindo zyrtar të zgjedhur, nga kryetari i komunës tek anëtarët e kuvendit të komunës. Ky është një simbol i besimit dhe qeverisjes së mirë, si dhe një shenjë e shëndetit të procesit vendimmarrës të një trupi të caktuar, pasi qytetarët e dinë se përfaqësuesit e tyre kanë vetëm shqetësimet dhe nevojat tona kur vendosin. Parandalimi i konfliktit të interesit arrihet kur:

  • Kryetarët e komunave ndërpresin çdo kontratë apo lidhje që kanë, e cila mund ta vë në pikëpyetje aftësinë e tyre për kryerjen e përgjegjësive të tyre në mënyrë të drejtë dhe të paanshme;
  • Krytari i komunës, Anëtari i Kuvendit të Komunës apo anëtari i komitetit, nëpunësi i administratës komunale përjashtohet nga procedurat vendimmarrëse dhe administrative që kanë të bëjnë me ndonjë çështje, në të cilën ai, apo ndonjë anëtar i afërm i familjes së tij, ka interes personal apo financiar;
  • Kryetari mundet vullnetarisht ta përjashtojë veten nga vendimmarrja dhe procedurat administrative;
  • Çdo anëtar duhet t’i shfaqë të gjitha konfliktet e interesit që lindin në çdonjërën prej mbledhjeve në të cilën është prezent. Çdo anëtar i kuvendit mund të ofrojë informacione për interesat e anëtarit tjetër;
  • Si dhe shumë meganizma të tjerë që parashihen në LVL në nenet 38, 59, 63, 67 për konfliktet e interesit.

Vegëza Relevante

Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: Parimet e procesit të vendimmarrjes, LlogaridhëniaNumber of views: 126450

Pyet Komunën:

x