9
Shk
2018
Kompetencat e pushtetit lokal rregullohen me Kushtetutën e Kosovës dhe me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Qëllimi i këtij ligji është që të mundësohet ekzistimi i një sistemi të qëndrueshëm të vetëqeverisjes lokale dhe të përmirësimit të efikasitetit të shërbimeve publike.
Në Kosovë, kompetencat e komunës ndahen në kompetenca vetanake, të deleguara dhe kompetenca të zgjeruara.
Organizimi i qeverisë lokale në Kosovë është bazuar mbi parimet evropiane të institucioneve lokale vetëqeverisëse. Organet komunale që përfaqësojnë pushtetin lokal janë kuvendi i komunës dhe kryetari.
Kryetari i komunës zgjedhet me votën e drejtpërdrejtë të qytetarëve. Administrata e komunës organizohet në drejtorate, të cilat udhëhiqen nga drejtorët, që emërohen dhe shkarkohen nga kryetari i komunës. Numri i drejtorive ndryshon nga komuna në komunë, më së shumti janë 14 drejtori ndërsa më së paku janë 4.
Për më shumë komunat kanë të drejtë që të hyjnë në bashkëpunim me komunat tjera me qëllim të zhvillimit dhe interesave të përbashkëta. Veprimtaria e organeve komunale në kuptimin e hierarkisë është subjekt i kontrollit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe ministrive të tjera sektoriale.
Kompetencat vetanake (themelore) nënkuptojnë kompetencat e plota dhe eksluzive që i takojnë vetëm komunave. Kompetencat vetanake janë të listuara në nenin 17 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.
Fushat që janë kompetencë vetanake e komunave kanë të bëjnë me shërbime dhe nevoja të përditshme të qytetarëve apo shërbime esenciale, në mënyrë që të sigurohet cilësia e duhur e...
Lexo më shumë
Autoritetet e nivelit qendror munden që t’u delegojnë përgjegjësi komunave lidhur me shënimet kadastrale, regjistrimin civil, regjistrimin e votuesve, regjistrimin e biznesit dhe licensimin e tyre, shpërndarjen e pagesave të ndihmës sociale dhe mbrojtjen e pyjeve.
Këto kompetenca mund të ju mirren komunave kur ato nuk kanë kapacitete për ushtrimin e tyre. Prandaj...
Lexo më shumë
Disa komuna kanë kompetenca të zgjerura (shtesë) lidhur me disa të drejta të cilat i takojnë nivelit qendror. Disa prej këtyre kompetencave janë ofrimi i përkujdesit dytësor shëndetsor, ofrimi i shërbimeve në shkollimin universitar, mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore dhe religjioze.
Kompetencat e zgjeruara ndikojnë në krijimin e kushteve për integrimin e...
Lexo më shumë