X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Informimi publik është formë e njëanshme dhe më e thjeshtë e komunikimit të institucioneve komunale, që nënkupton që zyrtarët komunal duhet që në mënyrë të vazhdueshme të bëjnë njoftimin e qytetarëve lidhur me aktivitetet dhe aktet e komunës.

e hënë, 26 mars 2018

Informimi Publik

Informimi publik bëhet përmes shpalljeve publike në vendet e frekuentuara; mediave të shkruara dhe elektronike; dhe ueb-faqës zyrtare të komunës apo rrjeteve sociale. Të gjitha komunat e kanë të përcaktuar përmes Udhëzimit për ueb-faqet e institucioneve publike që të kenë ueb-faqet e tyre në mënyrë që të publikohen të gjitha dokumentet publike ashtu që informacioni të jetë sa më lehtë i qasshëm si dhe të përfshihen të gjitha dokumentet sipas nenit 4.2 të Udhëzimit Administrativë për Transparencë në Komuna.

Përpos kësaj komunat janë të detyruara që të ju përgjigjen çdo kërkese për qasje në informata publike përmes zyrtarit për informim. Zyrtari për informim bënë pranimin dhe shqyrtimin fillestar të kërkesave të aprovuara nga komuna, në këtë rast komuna obligohet që brenda 7 ditëve të marrë vendim për lejimin e qasjes në dokumentin e kërkuar apo të japin përgjigje me shkrim për arsyetimin dhe refuzimit e kërkesës. Në rast se nuk mirret një përgjigje, atëhere parashtruesi i kërkesës ka të drejtë që të parashtoje kërkesë për rishqyrtimin e çështjes, e në rast se nuk merr përgjigje mund të filloj procedurë para Institucionit të Avokatit të Popullit, institucioneve të tjera publike, gjykatës kompetente, në përputhje me ligjin në fuqi.

Vegëza Relevante

Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: Mekanizmat për pjesëmarrjen e qytetarëve, Informimi PublikNumber of views: 951497

Pyet Komunën:

x