Qytetarët duhet të kenë të drejtën të japin opinione, të shprehin pakënaqësi dhe të debatojnë për prioritetet e komunës. Pjesëmarrja e kuptimplotë i fuqizon qytetarët të marrin vendime por edhe t’i pranojnë vendimet e marra nga ata që i përfaqësojnë. Pjesëmarrja nënkupton bashkëpunim.
Komunat duhet që të ndalojnë diskriminimin. Në këtë aspekt, të drejtat që ju takojnë qytetarëve në komunë duhet që të ju japin forcë atyre që t’i përdorin ato të drejta si masë preventive ndaj fuqisë së atyre që janë të fuqishëm. Komuna krijon mjete që të identifikoj ata që janë përjashtuar, vlerëson nëse ka ndodhur diskrimini dhe kompenson të drejtat e atyre të cilat janë shkelur. Të drejtat që dalin nga procesi i qeverisjes së mirë, duke përfshirë të drejtën e të japurit mendim, informacionit dhe pjesëmarrjes, janë disa nga të drejtat më kryesore.
E drejta per zhvillim të qëndrueshëm është e drejtë e njeriut, prandaj edhe komunat duhet që të sigurojnë standardet më të larta në edukim, shëndet, mbrojtje të ambientit dhe në politika tjera sociale të rëndësishme. Duke pasur parasysh që këto nuk mund të sigurohen brenda një mandati elektoral, por kërkojnë investime politike dhe ekonomike për vite të tëra, qeveritë lokale janë në presion që të i ndryshojnë politikat në atë mënyrë që të dallohen nga politikat e pasardhësit, mirëpo, asnjëherë në dëm të zhvillimit të qëndrueshëm.
Qeveritë lokale e kanë obligim të ofrojnë shërbime të caktuara, duke përfshirë edukim, shëndetsi, strehim, trajtimin e ujërave të zeza dhe ujë të pijshëm. Kjo detyrë nuk është është diçka që komuna mund të vendos sipas vullnetit të vet. Është e kuptueshme që disa shërbime nuk arrihen menjëherë, por qeveria lokale duhet të ketë plan për arritjen e tyre. Në të gjitha rrethanat duhet të ofrojnë një minimum të shërbimit. Prandaj në ato komuna ku nuk ofrohen këto shërbime duhet pasur parasysh që është prioritare të realizohen ato për të garantuar mbrojtjen e standardit të të drejtave të njeriut.
Për të vlerësuar se a ofron komuna të drejta ekonomike dhe sociale, disa janë kritere të cilat vlerësojnë arritjen e këtyre obligimeve. Këto kritere pyesin: A ofrohen shërbimet? A ekzistojnë ato? A janë të qasshme? A mund të arrihen ato? A ofrohen në atë mënyrë që është e përshtatshme për komunitetin? A i plotësojnë nevojat e komunitetit dhe pritjet e tyre.