X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

27
Shk
2018

Kuvendi i Komunës

Kuvendi i Komunës është organi më i lartë në komunë. Ky organ përbëhet nga anëtarët e kuvendit të komunës, të cilët zgjedhen me votën e drejtëpërdrejtë të qytetarëve, dhe udhëhiqet nga kryesuesi i cili zgjidhet me shumicën e votave të anëtarëve të kuvendit të komunës.

Kuvendi i Komunës mund të miratojë akte brenda fushës së kompetencave të tij. Kuvendi i komunës mbikëqyr punën e ekzekutivit të komunës dhe për këtë i përgjigjet direkt qytetarëve. Ndërsa, sa i përket përgjegjësive të veta, kuvendi i komunës ka përgjegjësi për fushat e definuara në nenin 40.2 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.

Në zgjedhjet lokale për kuvend, qytetarët me votën e tyre e zgjedhin përfaqësuesin që ata vlerësojnë se përfaqëson interesat, qëllimet dhe politikat e tyre në organin legjislativ. Përfaqësuesit të cilët marrin vota të mjaftueshme për të përfaqësuar interesat e qytetarëve në organet legjislative nuk do të thotë se janë ekspertë të fushave të caktuara. Thjesht, këta përfaqësues mund të jenë persona tek të cilët votuesit kanë besim të plotë për përfaqësim të denjë.

Komitetet

Duke qenë se fushëveprimtaria e kuvendit të komunës është mjaft e madhe, atëherë janë të formuara organe ndihmëse tematike me qëllim që të shqyrtohet veprimtaria e punës së kuvendit. Kuvendi i komunës është i obliguar që të i themeloj dy komitete të përhershme: Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Komitetin për Komunitete, si dhe varësisht sipas nevojës krijon...
Lexo më shumë
mars 1, 2018 0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Rolet e Anëtarëve të Kuvendit të Komunës

Ky seksion përmbledh në aspektin praktik rolet që pritet një anëtar i kuvendit komunal të luaj në mënyrë që të promovojë qeverisjen e mirë. Lista nuk është shteruese, por aktiviteti i anëtarit të Kuvendit do të pëshkruhet në mënyrën më të thjeshtë dhe të drejtëpërdrejtë të mundshme. Funksionet specifike të një anëtari të kuvendit janë trajtuar në mënyrë gjithëpërfshirëse...
Lexo më shumë
mars 4, 2018 0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën