X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Komitetet konsultative përbëjnë nivelin më të lartë të pjesëmarrjes aktive. Komitetet përbëjnë një marrëdhënie të bazuar te bashkëqeverisja, në të cilën qytetarët angazhohen në procesin e vendimmarrjes.

e shtunë, 7 prill 2018

Komitetet konsultative

Kuvendi i Komunës themelon komitete konsultative apo këshilldhënëse sektoriale me qëllim të sigurimit të pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes në komunë. Kuvendi i Komunës mund të themelojë edhe komitete konsultative të përkohshme për çështje të caktuara.

Themelimi i komiteteve konsultative rregullohet përmes Udhëzimit Administrativ të MAPL-së për Procedurën e Themelimit, Organizimin dhe Kompetencat e Komiteteve Konsultative në Komuna. Komitetet konsultative përbehen nga pesë deri në shtatë anëtarë, të cilët duhet të reflektojnë përfaqësim gjinor.

Roli i komiteteteve konsultative është dhënia e propozimeve për rregullore; dhënia e mendimeve, propozimeve për kryetarin, kuvendin, komitetet të cilat bazohen në analiza dhe hulumtime.

Vegëza Relevante

Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: Mekanizmat për pjesëmarrjen e qytetarëve, Komitetet konsultativeNumber of views: 1164189

Pyet Komunën:

x