X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Pjesëmarrja e grupeve, pa dallim race, gjinie, besimi fetar, në planifikim të qytetit duhet të konsiderohet si e drejtë elementare.

e diel, 18 mars 2018

Rëndësia e pjesëmarrjes qytetare

Diskutimi për këtë çështje mund të zhvillohet nga dy aspekte: si e drejtë elementare e qytetarit të marr pjesë në vendimmarrje për hapësirën në të cilën jeton, punon dhe investon; si dhe obligim i Komunës të marr mendimin dhe aprovimin e taksapaguesve për çfarëdo plani që krijon apo edhe ndryshon. Investimet në hapësirën publike nga ana e Komunës janë investime nga buxheti i krijuar me taksat e qytetarëve, prandaj është detyrë e Komunës të përfshijë komunitetin e saj në këtë proces.

Organizata për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD) ofron një klasifikim të pjesëmarrjes qytetare duke i’u referuar natyrës dhe drejtimit të marrëdhënies midis qeverisë dhe qytetarëve si në vijim:

  • Informimi – një marrëdhënie me një drejtim sipas së cilës qeveria vetëm prodhon dhe ofron informacion për qytetarët e saj.
  • Konsultimi – një marrëdhënie me dy drejtime në të cilën qytetarët mund ti sigurojnë ‘feedback’ qeverisë duke kontribuar me këndvështrimet dhe opinionet e tyre.
  • Pjesëmarrja aktive – një marrëdhënie e bazuar te bashkëqeverisja, në të cilën qytetarët angazhohen në procesin e vendimmarrjes.

Vegëza Relevante

Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: Qeverisja e mirë për qytetarë, Rëndësia e pjesëmarrjes qytetareNumber of views: 156351

Pyet Komunën:

x