Meny
Procesi i vendimmarrjes në nivel lokal nënkupton mekanizmat dhe institucionet e Komunës që përcaktojnë mënyrat e zhvillimit të procesit të vendimmarrjes.
Kur procesi i vendimmarrjes nuk funksionon si duhet, shpeshtohen ankesat për mungesën e informatave, konsultimeve jo-adekuate dhe sjelljes arrogante. Kur kjo ndodh, duhet të shikohet i tërë procesi për të parë se ku është problemi dhe si të adresohet.
Procesi i vendimmarrjes kalon nëpër disa hapa: faza e parë, para marrjes së vendimit të cilën e përbëjnë përcaktimi i agjendës, strukturimi i problemit, planifikimi për rezultatet dhe faza e dytë, pas marrjes së vendimit përbën zbatimin e vendimit, monitorimin dhe vlerësimin e vendimit.
Ky seksion shpjegon hapat nëpër të cilat kalon procesi i vendimmarrjes, identifikon çështje të mundshme dhe jep sygjerime lidhur me procesin e qeverisjes së mirë.
Faza para marrjes së vendimit është tejet e rëndësishme ku përmes marrjes së ideve, nevojave dhe opinioneve nga ti si qytetar bëhet përcaktimi i agjendës ku definohen të gjitha problemet që komuna juaj ka.
Në këte pjesë bëhet fjalë për mekanizmat të cilat mundësojnë monitorimin e zbatimit të politikave të komunës. Ekzistojnë një mori e mekanizmave përmes së cilës monitorohet puna e komunës.