X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Qeverisja e mire në komunat e Kosovës, kërkon që konsultimi publik të konsiderohet si dyllojësh: njëra formë trajtohet në nenin 6 të Udhëzimit administrativ për transparencë në komuna ku takimet publike të cilat mbahen të paktën 2 herë në vit (standard minimal), marrin trajtën e konsultimeve publike të cilat mbahen për çështje në interes të përgjithshëm e ku mund të diskutohet shumë llojshmëri e temave për çështjet lokale dhe ku marrin pjesë zyrtarët më të lartë të komunës, ndërsa forma tjetër e konsultimeve publike është ajo që trajtohet në nenin 8 të udhëzimit të lartëpërmendur, i cili thekson se “aktet e organeve të komunës, të cilat janë në interes për qytetarët i nënshtrohen diskutimit publik para miratimit, duke përfshirë këtu edhe organizimin e debateve në vendet rurale. Organi që e propozon aktin i bën shpjegimet lidhur me të dhe i evidenton propozimet e dhëna nga publiku gjatë konsultimeve për konsultimet para miratimit të akteve” konsultimet e këtij lloji do të duheshin të ishin shumë më të shpeshta sepse është obligim ligjor.

e premte, 23 mars 2018

Konsultimi Publik

Për më tepër këtë formë të konsultimeve e parasheh edhe Rregullorja për Procedurën e Hartimit dhe Publikimit të Akteve të Komunës e cila thekson që “procedura për hartimin e akteve komunale duhet t’i nënshtrohet konsultimit publik. Konsultimi bëhet jo vetëm përmes takimeve, por edhe me anë të konsultimit me shkrim dhe elektronik në intervista, panele dhe forma tjera si publikimi i projekt-aktit në tabelën e shpalljeve, në ueb faqen e komunës, gazetë, takime me grupet e interesit, dhe takime me qytetarë”.

Në parim gati pothuajse në çdo muaj kuvendi i komunës ka dokumente të tilla të cilat shqyrtohen dhe miratohen e që janë në interes të qytetarëve, e për të cilat do duhej të mbahej konsultimi publik para se të miratoheshin, mirëpo fatkeqësisht ky obligim ligjor nuk zbatohet duke qenë se ekziston përceptimi i tillë, se mjafton që të mbahen takimet publike të paktën dy herë në vit, si obligim minimal.

Prandaj si qytetar ke të drejtë në konsultime publike jo vetëm dy herë në vit, por për çfarëdo çështje me interes para miratimit, organi propozues duhet ta konsultoj publikun.

Procedura e mbajtjes së konsultimeve publike.

Zyrtari për Informim njofton publikun dy javë para datës së konsultimit publik mbi datën dhe rendin e ditës. Propozuesi i aktit propozimet e paraqitura i shqyrton brenda afatit të arsyeshëm dhe informon kuvendin e komunës mbi propozimet. Kuvendi i komunës kujdeset që propozimet të përfshihen në tekstin përfundimtar të aktit.

 Që konsultimi publik të jetë efektiv komuna jo vetëm që duhet të publikojë kohën dhe vendin e mbajtjes së takimit por duhet të shpjegojnë qëllimin e takimit që në fillim dhe të sigurojnë që cdo rekomandim i pjesëmarrësve të mirret parasysh. Komuna gjithashtu duhet të ketë parasysh që orari i konsultimeve të jetë sa më i përshtatshëm ashtu që t’i mundësohet kushdo që është i interesuar të vijë të mund të ketë çasje.

Vegëza Relevante

Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: Mekanizmat për pjesëmarrjen e qytetarëve, Konsultimi PublikNumber of views: 114796

Pyet Komunën:

x