X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Çdo person ka të drejtë që të përpilojë, parashtrojë dhe të marrë përgjigje ndaj një peticioni, për çfarëdo çështje lidhur me përgjegjë sinë dhe kompetencat e komunës. Peticioni mundet të ketë të bëjë më ankesë apo kërkesa të caktuara. Në mënyrë të përgjithshme neni 5 i Udhëzimit Administrativ për Transparencë në Komuna bën përcaktimin e procedurës së shqyrtimit të peticionit.

e enjte, 29 mars 2018

Peticioni

Çështja e numrit të nënshkrimeve të kërkuara për peticion është objekt i sfidave sa i përket shqyrtimit të saj nga Kuvendi, për atë se peticioni ka arritur numrin e caktuar me ligj apo jo.

Përderisa Rregullorja për Procedurën e Hartimit dhe Publikimit të Akteve të Komunës në nenin 13, pika 1.5.  në mënyrë indirekte kërkon që peticioni të jetë nënshkruar nga 15%  e qytetarëve të komunës përkatëse me të drejtë vote kur  propozohen  akte normative, në anën tjetër komunat në mënyrë të veçantë kanë përcaktuar procedurat dhe numrin e kërkuar të nënshkrimeve për shqyrtimin e peticioneve përmes statutit dhe rregulloreve të punës nga ana e Komunave. Kështu që është objekt i diskutimeve se a përmban peticoni propozim për ndryshimin e akteve normative apo jo. Prandaj duhet që gjithmonë të pyetet komuna dhe të kërkohet informimi i saktë lidhur me procedurat ashtu që të mirret parasysh peticioni. Gjithsesi për të eleminuar paqartësi, peticioni do të ishte mirë që të  dorëzohej para se të miratohej akti normativ i caktuar.

Vegëza Relevante

Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: Mekanizmat për pjesëmarrjen e qytetarëve, PeticioniNumber of views: 168174

Pyet Komunën:

x