20
Mar
2018
Mënyra më e mirë dhe sigurt për të arritur modele të suksesshme dhe të qëndrueshme për të siguruar pjesëmarrjen e qytetarëve është përmes mekanizmave të strukturuar dhe të institucionalizuar. Prandaj ky sektor ka për qëllim të theksojë mekanizmat e institucionalizuara për pjesëmarrje të qytetarëve.
Mekanizmat e pjesëmarrjes qytetare dhe zhvillimit të demokracisë së drejtëpërdrejtë janë të përcaktuara në një kapitull të veçantë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale-së. Këto mekanizma janë: informimi publik; konsultimi publik; e drejta e peticionit; iniciativat qytetare; referendumi; dhe komitetet konsultative.
Mekanizmat e pjesëmarrjes së qytetarëve në përgjithësi janë efektive kur qytetarët i shohin ato si të besueshme, dhe ku ka angazhim politik për zbatimin e tyre.
Mekanizmat e pjesëmarrjes së qytetarëve nuk do të funksionojnë kur:
- Bëhet përpjekje që qëndrimet partiake të paraqiten si zëra të pavarur dhe legjitim të qytetarëve
- Nuk ekziston një angazhim i caktuar politik për zbatimin e mekanizmave
- Sistemi ekziston në parim (dmth kur tingllon bukur në letër), por kur mekanizmat vihen në veprim mungojnë burimet e nevojshme për t’u realizuar ashtu siç duhet.
Plotësimi i disa parakushteve shumë të thjeshta është vendimtar që pjesëmarrja e publikut të jetë e suksesshme. Këtu përfshihet nevoja që:
- Procesi i pjesëmarrjes të jetë kuptimplotë dhe të shihet si kuptimplotë;
- Që komuna dhe qytetarët përpos që të ndajnë mendimet, duhet edhe të dëgjojnë njëri tjetrin;
- Që të ketë burime që e mbështesin pjesëmarrjen e qytetarëve, kjo nënkupton edhe forma të financimit të iniciativave;
- Të kuptohet dallimi në mes
- Dhënies së informatave,
- Konsultimit,
- Pjesëmarrjes;
- Dhe të kuptohet se cili mekanizëm po përdoret në cilën situatë;
- Anëtarët e kuvendit duhet të përfshihen në procesin e pjesëmarrjes së qytetarëve;
- Të kuptojë që takimet publike janë vetëm një formë e pjesëmarrjes dhe nëse nuk menaxhohen ashtu siç duhet, mund të paragjykohen dhe të vihen në shërbim të atyre që janë më të zëshëm dhe më të artikulueshëm;
- Të ekzistojnë politikat të cilat e shtyjnë stafin e komunës që të promovojnë pjesëmarrjen qytetare.
Qeverisja e mire në komunat e Kosovës, kërkon që konsultimi publik të konsiderohet si dyllojësh: njëra formë trajtohet në nenin 6 të Udhëzimit administrativ për transparencë në komuna ku takimet publike të cilat mbahen të paktën 2 herë në vit (standard minimal), marrin trajtën e konsultimeve publike të cilat mbahen për çështje në interes të përgjithshëm e ku mund të...
Lexo më shumë
Informimi publik është formë e njëanshme dhe më e thjeshtë e komunikimit të institucioneve komunale, që nënkupton që zyrtarët komunal duhet që në mënyrë të vazhdueshme të bëjnë njoftimin e qytetarëve lidhur me aktivitetet dhe aktet e komunës.
Lexo më shumë
Çdo person ka të drejtë që të përpilojë, parashtrojë dhe të marrë përgjigje ndaj një peticioni, për çfarëdo çështje lidhur me përgjegjë sinë dhe kompetencat e komunës. Peticioni mundet të ketë të bëjë më ankesë apo kërkesa të caktuara. Në mënyrë të përgjithshme neni 5 i Udhëzimit Administrativ për Transparencë në Komuna bën përcaktimin e procedurës së shqyrtimit të...
Lexo më shumë
Në një shkallë më të madhe dhe me impakt më të madh, qytetarët e një komune kanë të drejtë të marrin iniciativë për largimin e kryetarit të tyre, e drejtë e shpjeguar më tej me nenin 72 të të LVL-së.
Lexo më shumë
Për disa çështje me interes të përgjithshëm, qe kanë të bëjnë me kompetencat e komunës, për të cilat mund të organizohet referendumi. Organizimi i kësaj forme të deklarimit të qytetarëve behet konform dispozitave ligjore në fuqi me nenin 71 të LVL-së.
Lexo më shumë
Komitetet konsultative përbëjnë nivelin më të lartë të pjesëmarrjes aktive. Komitetet përbëjnë një marrëdhënie të bazuar te bashkëqeverisja, në të cilën qytetarët angazhohen në procesin e vendimmarrjes.
Lexo më shumë