X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Gjithëpërfshirja është ndër parimet kryesore të qeverisjes së mirë, marrë parasysh se të rinjtë përbëjnë shumicën e popullsisë së komunave do të trajtohet në mënyre spefike të drejtat e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje.

e mërkurë, 4 prill 2018

Të rinjtë

Mungesa e përfaqësimit të të rinjve në nivel lokal mund të çojë në mosangazhim drejt "makinerisë politike", nëse gjenerata më e re mendon se zërat dhe mendimet e tyre nuk merren parasysh, se nevojat e tyre nuk plotësohen dhe nëse e gjejnë të vështirë të përfshihen. Është lehtë të ndihesh i/e pafuqishëm/e, të ulesh, e të rrish e të shikosh zërin tënd duke u larguar prej teje. Por ka në të vërtetë mënyra për të rinjtë që të përfshihen në politikën e tyre lokale, në varësi të moshës së tyre dhe nivelit të tyre të dëshiruar të përfshirjes.


Para së gjithash, votimi është mënyra më e lehtë për t’u dëgjuar zëri yt. Ligji Nr. 03 / L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës thotë se çdo qytetar ose refugjat i moshës mbi 18 vjeç dhe i cili nuk është deklaruar i paaftë mendërisht nga një gjykatë sipas nenit 5, ka të drejtë vote. Në ditën e zgjedhjeve të planifikuara drejtohuni në qendrën tuaj të votimit (të hapur prej orës 7:00 deri në orën 19:00) me një dokument identifikimi dhe hidhni votën tuaj me emrin e kandidatit/es që dëshironi të votoni. Nëse ju mendoni se ju mungon informacioni, para ditës së votimit, aktivitetet e edukimit të votuesve do të ndërmerren nga organet e administratës zgjedhore, sipas Nenit 3 të Ligjit Nr. 03 / L-013 për Zgjedhjet Lokale, për " procedurat e votimit dhe procedurat për mbrojtjen e të drejtave zgjedhore ".

Nëse ke mbushur moshën 18 vjeçare dhe i plotëson obligimet ligjore të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme mënyra më e mirë për të ndikuar drejtëpërdrejtë në vendimmarrje është duke marrur pjese në zgjedhje si kandidat për anëtarë të kuvendit të komunës.

Sigurisht ka mënyra tjera më fleksibile për angazhim në nivelin lokal. Në mënyrë aktive duke qenë i informuar dhe duke qenë në hap me atë se çfarë po ndodh në komunë apo lagjen tuaj, përmes televizionit, faqës elektronike të komunës, rrjeteve sociale, shpalljeve në vendet publike është hapi i parë drejtë angazhimit. Kjo bëhet më e lehtë, duke marrë parasysh që komunat, si institucione publike, janë të detyruara për shkak të obligimeve ligjore lidhur me transparencën që të publikojnë procesverbalet e mbledhjeve, por edhe mund t’i ndjekni ato në kohe reale. Mënyrë tjetër për t’u edukuar është përmes kërkimit për projekte rinore relevante dhe trajnime që kanë për qëllim edukimin e të rinjve dhe zhvillimin e pjesëmarrjes së tyre në nivelin lokal të politikës së komunave të tyre.

Duke vazhduar me mënyra tjera drejt angazhimit politik përmes vullnetarizmit. Duke u angazhuar si vullnetar/e në një grupim politik të dëshirës tuaj, mund të keni një grimcë të mënyrës së punës së një grupi politik - mund të jetë parti politike apo ndonjë grup më informal i iniciativave qytetare. Një mënyrë tjetër më pak partizane është përmes Këshillit të Veprimit Rinor Lokal. Angazhimi juaj atje me njerëz të tjerë ju lejojnë të prodhoni rekomandime që adresojnë nevojat e kolegëve tuaj dhe t'i dorëzoni ato në Komunë për shqyrtim. Një numër i këshillave të veprimit rinor lokal tashmë ekzistojnë në Kosovë, duke përfshirë edhe në komunat e Prishtinës, Pejës, Lipjanit, Podujevës, Prizrenit dhe Deçanit. Nëse nuk ka ende në komunën tuaj, filloni një!

Vegëza Relevante

Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: Të drejtat e qytetarëve, Të rinjtëNumber of views: 43581

Pyet Komunën:

x