X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

Rreth platformës

Rreth Platformës

Posted: Shk 27, 2018
Categories: Rreth Platformes
Klikoni këtu për të pyetur Komunën: 0

Qeveris mirë është prodhuar si një nevojë në Kosovë për të sjellë vendimmarrësit lokalë më pranë qytetarëve për të promovuar qeverisjen e qëndrueshme. Qytetarët dhe përfaqësuesit e institucioneve publike duhet të njihen mirë me parimet e qeverisjes së mirë në mënyrë që qeverisja e mirë të jetë në gjendje të lulëzojë. 

Pa dyshim, në Kosovë ka zyrtarë publikë të cilët kanë vështirësi për të kuptuar qeverisjen e mirë kur ushtrojnë detyrat e tyre të përditshme dhe standardet që duhet t'i përmbahen gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Qeveris mirë adreson këtë problem duke ofruar sqarime për marrëdhëniet midis organeve komunale dhe qytetarëve, midis vetë organeve komunale dhe secilit organ komunal ndaj shtetit, duke përcaktuar proceset e mira vendimmarrëse ashtu siç është përcaktuar me ligj.

Kjo platformë është e dobishme në plotësimin e hendekut të njohurive të zyrtarëve komunal, duke ndihmuar përfaqësuesit publikë dhe qytetarët, pasi të dyja palët do të jenë vazhdimisht në gjendje të verifikojnë funksionimin korrekt të procedurave dhe marrëdhënieve në institucionet publike.

Duke u mundësuar qytetarëve në Kosovë të krahasojnë atë që lexojnë në Qeveris mirë me atë që përjetojnë çdo ditë me ndërveprimet e tyre me institucionet e komunës, aftësia për ta mbajtur përgjegjës këtë të fundit do të rritet në mënyrë drastike.

 

Andaj shikoni këtë platformë nëse jeni:

• Anëtar/e i/e kuvendit komunal
• Dëshironi të jeni anëtar/e i/e kuvendit komunal
• Qytetar/e i/e interesuar të dini rreth qeverisjes lokale
• Organizatë që mbështet komunën

Print
Pyet Komunën:
Rate this article:
No rating

x