X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Roli kryesor i administratës është të mbështesë kryetarin e komunës në punën e tij. Kjo përfshin zbatimin e qëllimeve dhe strategjive të kryetarit, menaxhimin e ofrimit të shërbimeve komunale dhe ofrimin e këshillave dhe mbështetjes. Administrata mund të përmirësojë qeverisjen e mirë duke njohur dhe mbështetur obligimet ligjore.

e hënë, 26 mars 2018

Kryetari dhe Administrata

Shqyrtim i përgjithshëm:

Kryetari i komunës i emëron dhe i shkarkon të gjithë drejtorët e drejtorive. Drejtorët menaxhojnë dhe drejtojnë departamentet e tyre në përputhje me udhëzimet strategjike dhe politike të kryetarit të komunës dhe raportojnë te kryetarit të komunës në baza të rregullta për çështjet që janë nën kompetencat e tyre. Drejtorët i raportojnë rregullisht kryetarit për çështjet nën kompetencën e tyre dhe i japin atij të gjitha informatat dhe raportet që janë të nevojshme në procesin e vendimmarrjes.

Kryetari i komunës duhet të kujdeset që në pozitën e  drejtorit të emërohen persona kompetentë, profesional dhe që kanë njohuri në ushtrimin e detyrave në sektorët e caktuar.

Mungesa e drejtorëve të aftë shkakton dështimin në realizimin e punëve të parapara por gjithashtu shkakton tensione në marrëdhëniet ndërmjet stafit civil dhe drejtorëve. Drejtorët duhet të jenë të aftë që vizionin politik të kryetarit, ta transformojnë në vizion të punës së administratës ashtu që të ofrohen shërbimeve për qytetarët, prandaj nëpër sektor të administratës duhet të rekrutojnë njerëz profesional për të forcuar politikat.

Qeverisja e mirë në këto raporte nevojitet sepse:

Ndodh që për shkak të marrëveshjeve politike për koalicione, pozita e drejtorëve të drejtorisë bëhet pjese e pazareve, prandaj emërimi i personave politikë pa pasur bagazh profesional seriozisht dëmton funksionimin e sektorit të caktuar.

Mundësia që drejtorët me prapavijë politike të e politizojnë punën e administratës ashtu që edhe rekrutimet në shërbimin civil të jenë politike është shumë e madhe. Emërimi politik i drejtorëve bën që ata të jenë të zënë me angazhimet e tyre partikake, sidomos në kohën e fushatave komunat mund të jenë praktikisht bosh.

Që të ekzistojë raporti i shëndoshë duhen disa parakushte:

  • Drejtorë të emërohen persona kompetentë profesional
  • Drejtorët të jenë apartikë në ushtrimin e funksioneve të tyre
  • Rekrutimet në shërbimin civil të mos kenë prapavijë politike
  • Drejtorët të mbahen llogaridhënës për punën e tyre nga kryetari

Vegëza Relevante

Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: Raportet e qeverisë lokale, Kryetari dhe AdministrataNumber of views: 5556

Pyet Komunën:

x