X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Pasi që të kemi një vizion dhe qëllime dhe objektiva të definuara për të ardhmen e qytetit, kuvendi përcakton se cilat çështje merren parasysh gjatë vitit apo mandatit.

Ndërsa disa çështje merren parasysh për arsye ligjore, shumica e çështjeve përfundojnë në axhendë sepse ato janë politika dhe prioritete të komunës apo çështje që anëtarët e kuvendit individualisht i kanë paraqitur për diskutim. 

e diel, 11 mars 2018

Debati, drafti dhe zbatimi i vendimit

Në aktin e planit vjetor të punës, dokumentin e buxhetit dhe planeve të tjera investuese më së miri shikohet cila është agjenda e komunës.  Në këto dokumente shikohet se si kuvendi e strukturon të ardhmen dhe prioritetet tona, dhe përcaktojnë atë çka do të bëhet apo nuk do të bëhet.

Debati Hartimi i vendimeve me interes për qytetarët i nënshtrohet debatit. Para se të jetë krijuar drafti i ndonjë politike, përpiluesit e politikës duhet të konsultohen me qytetarë dhe me akterë relevantë të cilat janë të involvuar në çështjen e caktuar.

Pasi që është draftuar akti  fillestar - i cili duhet të bëhet sipas Rregullorës Nr. 01/2017 Për Procedurën e Hartimit dhe Publikimin e Akteve të Komunës, më pas vjen tek faza më e rëndësishme e diskutimit lidhur me vendimin, fillimisht bëhet konsultimi i brendshëm i autoriteteve lokale, pastaj bëhet vlerësimi financiar i aktit të propozuar dhe para plotësimit të projekt aktit, ai i nënshtrohet konsultimit publik. I tërë ky proces kalon nëpër disa faza përmes së cilës gjindet një baraspeshë në mes të opinioneve të ndryshme të paraqitura.

Krijimi i politikave përfshin:

  • Diskutimi mbi aktivitetet që do të ndërmerren gjatë zbatimit;
  • Përcaktimin e aktorëve të ndryshëm brenda dhe jashtë komunitetit, si dhe rolet e tyre;
  • Përcaktimin e kostove dhe burimeve të nevojshme për zbatimin e politikave.

Pas përcaktimit të përshtatshmërisë së vendimeve, ekzekutivi duhet të diskutojë dhe të pajtohet me të gjithë aktorët se si do të zbatohet projekti. Kjo quhet hartimi i një plani pune. Një plan pune është një përshkrim i aktiviteteve të nevojshme të përcaktuara në faza, me tregues të përafërt të kohës.

Zbatimi i vendimit Me miratimin e politikës së caktuar nuk do të thotë që ajo do të realizohet ashtu siç pritet, prandaj ju përmes anëtarëve të kuvendit të komunës apo vetë kërkoni çdo informacion nga Kryetari i komunës ose administrata komunale për të siguruar cilësi të zbatimit të politikave ose rregulloreve që paraprakisht janë miratuar nga kuvendi i komunës.

Për zbatimin e politikave, ekzekutivi i komunës ka planet e punës. P.sh në statutin e komunës së Prishtinës neni 57.2, pika d, thekson se çdo drejtor i i drejtorateve përgatit planet e punës dhe prezanton raportet periodike të punës. Në këto plane të punës:

  • Listohen të gjitha detyrat e kërkuara për zbatimin e një projekti;
  • Vendosen detyrat në rendin në të cilin do të zbatohen;
  • Definohen përgjegjësitë e të gjithë akterëve relevantë;
  • Shpjegohet koha e çdo aktiviteti.

Planet e punës përpos që shërbejnë si udhëzues për zbatimin e projektit dhe një bazë për monitorimin e projektit. Prandaj ndihmon:

  • Që  projektet të përfundohen në kohë;
  • Aktivitetet të bëhen në mënyrën e duhur ashtu si duhet;
  • Identifikon është përgjegjës për cilin aktivitet; dhe
  • Determinon se kur fillon implementimi i projektit

Vegëza Relevante

Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: Hapat e vendimmarrjes, Debati, drafti dhe zbatimi i vendimitNumber of views: 1306493

Pyet Komunën:

x