X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Sot gjithëpërfshirja dhe barazia për të gjithë në komuna është e domosdoshme.

Për fat të keq, në praktikë ende ka forma të diskriminimit. Kur nuk adresohen menjëherë, këto çështje rriten dhe bëhen më shumë e vështirë për t'u zgjidhur. Gratë, njerëzit me nevoja të veçanta, njerëzit që jetojnë në varfëri, të rinjtë, të moshuarit, të sapoardhurit, komunitetet LGBTQ përballen me barriera kur qasen në shëndetësi, punësim dhe strehim. Në të njëjtën kohë banorët që jetojnë që jetojnë në zonat rurale kanë qasje të ulët në shërbime. Kjo pabarazi na kushton financiarisht por edhe në zhvillimin tonë si shoqëri.

e shtunë, 17 mars 2018

Gjithëpërfshirja

Çka duhet të bëhet?

Njoftohu me diversitetin që ndodhet rreth teje

Njohja e diversitetit na ndihmon të kuptojmë se sa ndikojnë faktorët e shumtë në mënyrën se si komuna ofron shërbime, i krijon politikat e saj dhe si ndërvepron stafi dhe banorët e saj.

Hulumto për pretendimet për mospërfshirje

Kur interesohemi për pretendimet se gratë, të rinjtë apo të moshuarit nuk po përfshihen në vendimmarrjen e komunës – hapim mënyra të reja të të kuptuarit. Prandaj konsidero raporte të ndryshme për nënpërfaqësimin e grave, njerëzit me nevoja të veçanta, njerëzit që jetojnë në varfëri, të rinjtë, të moshuarit, të sapoardhurit, komunitetet LGBTQ.

Pyet për gjithëpërfshirjen

Në kuadër të punës në komunë përmes tre pyetjeve sigurojmë barazi dhe gjithëpërfshirje

  1. Kush nuk është i përfshirë në punën time?
  2. Çka do të kishe mund të kontribonte në këtë nënpërfaqësim?
  3. Çka do kishe mund të bësh ndryshe për të siguruar gjithëpërfshirje?

Apliko parimin e gjithëpërfshirjes në punën tënde

Kërko për shembuj praktikë se si komuna tjera kanë rritur gjithëpërfshirjen.

Vegëza Relevante

Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: Parimet e procesit të vendimmarrjes, GjithëpërfshirjaNumber of views: 4726

Pyet Komunën:

x