1
Mar
2018
Qeverisja e mirë vërehet më së miri në procesin e vendimmarrjes. Të gjithë jemi më të kënaqur dhe ndjejmë që procesi ka qenë produktiv kur nevojat e të gjithëve janë diskutuar dhe marrë parasysh.
Shumica e vendimeve merren nga kuvendi në mbledhjet e rregullta. Anëtarët e kuvendit të komunës zgjidhen për të marrë vendime në emër të komunitetit të tyre. Si të tillë, ata kanë një përgjegjësi për të përfaqësuar interesat e zgjedhësve të tyre, si dhe të gjithë komunitetit.
Organet kryesore nëpër të cilat kalon vendimmarrja janë Kuvendi i Komunës dhe Ekzekutivi i Komunës (kryetari dhe drejtoritë).
Kuvendi e formulon politikën, por është ekzekutivi i komunës ai që bën implementimin e këtyre politikave. Thënë thjesht kuvendi përgjigjet në pytjen - Cilat politika duhet të zhvillohen ndërsa ekzektuvi – Si duhet të zhvillohen ato politika?
Prandaj në këtë sektor paraqiten pikëpamjet praktike të vendimmarrjes.
Procesi i vendimmarrjes në nivel lokal nënkupton mekanizmat dhe institucionet e Komunës që përcaktojnë mënyrat e zhvillimit të procesit të vendimmarrjes.
Kur procesi i vendimmarrjes nuk funksionon si duhet, shpeshtohen ankesat për mungesën e informatave, konsultimeve jo-adekuate dhe sjelljes arrogante. Kur kjo ndodh, duhet të shikohet i tërë procesi për të parë se ku...
Lexo më shumë
Si pjesë e procesit të vendimmarrjes, Anëtarët e Kuvendit të Komunës duhet të marrin në konsideratë interesat e zgjedhësve të tyre, si dhe të gjithë komunitetit. Në të njëjtën kohë, ata gjithashtu duhet të sigurojnë që vendimet të merren në mënyrë të të paanshme dhe ligjore. Ky seksion shqyrton tre parime të rëndësishme që mbështesin vendimmarrjen e qeverisë lokale.
Lexo më shumë