X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Faza para marrjes së vendimit është tejet e rëndësishme  ku përmes marrjes së ideve, nevojave dhe opinioneve nga ti si qytetar bëhet përcaktimi i agjendës ku definohen të gjitha problemet që komuna juaj ka. 

e enjte, 8 mars 2018

Idetë, nevojat dhe opinionet nga komuniteti

Përcaktimi i agjendës

Vizioni për komunën Parimet e qeverisjes së mirë kërkojnë që agjenda të përcaktohet në bazë të vizionit të përgjithshëm të komunitetit. Pra para se gjithash ne duhet të kemi një imazh mbi atë se ku dëshirojmë ta shohim komunën tonë pas  shumë vitesh  e këtu rolin kryesor e kanë vetë qytetarët të cilët përmes mekanizmave për pjesëmarrjen qytetare dhe votës e shprehin vullnetin e tyre, sa më aktivë që janë qytetarët qoftë përmes takimeve formale dhe joformale formësohet edhe vizionit të qytetit.

Qëllimet dhe objektivat e komunitetit Objektivat e komunitetit identifikohen me imazhin e përgjithshëm të komunës dhe japin drejtimin e duhur për implementim. Qëllimi mund të lind nga një problem i caktuar i komunës, p.sh ajri i ndotur. Qëllimi është të gjindet një politikë e caktuar për të zvogëluar shkallën e ndotjes. Përderisa qëllimet nuk mund të maten, objektivat mund të maten prandaj qëllimi shprehet në mënyrë sasiore përmes objektivave. Objektivat duhet të jenë “Smart”. Ato duhet të jenë:

  • Specifike – Të qarta se çka, kur, dhe si problemi do të ndryshojë
  • Matshme – Të ketë mundësi që të maten në mënyrë sasiore
  • Arritshme – Të mundshme për t’u arritur
  • Reale -  Të mundshme për t’u realizuar ashtu siç është paraparë
  • Të jenë të lidhura për afate kohohre

Planifikuesit, implementuesit dhe qytetarët duhet gjithashtu të identifikojnë kufizimet me të cilat ata mund të ballafaqohen në ekzekutimin e politikave dhe si do mund t'i kapërcenin ato. Bazuar në shtrirjen e kufizimeve dhe mundësive, komuna mund të vendos të vazhdojë me atë politikë apo ta hedhë poshtë atë.

Qëllimet dhe objektivat sigurojnë bazën për monitorimin dhe vlerësimin e një projekti. Ato janë argumentet mbi të cilat matet suksesi apo dështimi i projektit.

Strukturimi  Idetë, nevojat dhe opinionet e komununitetit më së miri strukurohen nga organizatat e shoqërisië civile. Agjenda e strukturuar i mundëson qytetarëve të identifikojnë zgjidhjet e problemeve të cilat duhet definuar. Zgjidhjet që ofrohen bëhen pasi që janë kryer analiza dhe janë marrë të dhëna të mjaftueshme, prandaj roli i organizatave të shoqërisë civile është shumë i rëndësishëm. Ata përmes ekspertëve të tyre duke u bazuar në mendimet e qytetarëve hulumtojnë dhe avokojnë për problemet e komunës.

Çka mund të bëjë unë që të marrë pjesë në përcaktimin e agjendës së komunës sime?

Si qytetar përdori mekanizmat për pjesëmarrjen qytetare, shiko cilat janë problemet me të cilat përballet komuna, informohu për datën dhe kohën e mbajtjes së takimeve dhe konsultimeve publike, merr pjesë në to. Qëndro i informuar dhe  bëhu pjese aktive jo vetëm të takimeve të cilat i organizon komuna, por merr pjesë në diskutime dhe aktivitete informuese të organizatave të shoqërisë civile të cilat ju ofrojnë mundësi që përmes tyre të i paraqisni qëndrimet dhe shqetësimet tuaja. Ndërsa si zyrtar komunal mbaj sa më shumë takime me qytetarë qoftë formale apo informale, me qëllim që çfardo politike që zhvillohet të jetë më gjithpërfshirëse rrjedhimisht edhe legjitime.

Vegëza Relevante

Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: Hapat e vendimmarrjes, Idetë, nevojat dhe opinionet nga komunitetiNumber of views: 217994

Pyet Komunën:

x