X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Monitorimi dhe mbikëqyrja e buxhetit të komunës ka tre komponentë. Komponenti i parë është kuvendi i komunës i cili si organ legjislativ bën mbikëqyrjen e punës së ekzelutivit në këtë rast edhe mënyrës së zbatimit të buxhetit nga ekzekutivi. Komponenti i dytë është mbikëqyrja përmes auditimit të brendshëm dhe komponenti i tretë përmes auditimit të jashtëm që e bën Zyra e Auditorit të Përgjithshëm.

e martë, 20 mars 2018

Raportimi financiar

Roli i kuvendi të komunës në mbikqyrjen e buxhetit

Një nga mekanizmat kryesor përmes së cilës kuvendi mbikëqyr buxhetin është raportimi financiar që bëhet nga kryetari i komunës. Si dhe përmes komitetit për politikë dhe financa shqyrton dhe jep rekomandime për kuvendit të komunës.

Roli i Kuvendit të Komunës në monitorimin dhe mbikqyrjen e buxhetit të komunës

Raportimi financiar është mekanizmi kryesor monitorimit të buxhetit të komunës përmes së cilit bëhet informimi mbi ecuritë dhe përmbushjen e planeve të grumbullimit të të hyrave, përmbushjes së obligimeve të planifikuara si dhe mënyrat e shpenzimit të parave sipas natyrës së shpenzimeve dhe kategorive të përcaktuara buxhetore. Komuna i raporton të gjitha transaksionet përmes Llogarisë së Vetme të Thesarit, pasi që ajo nuk operon me llogari bankare. Qeveria e Republikës së Kosovës udhëheq dhe menaxhon shpenzimet dhe të hyrat e të gjitha Organizatave Buxhetore përmes Llogarisë së Vetme të Thesarit. Pasi të bëhet aprovimi i pagesave nga komuna, thesari bën transferin e pagesave në emër të komunës për përfituesit.

Në bazë të obligimeve për raportim të përkohshëm dhe vjetor bazuar në nenet 45.4, 46.1 dhe 46.2 të Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, kryetari i komunës duhet t’i dorëzoj kuvendit të komunës këto raporte tremujore:

Raport mbi të ardhurat dhe shpenzimet, ku ndër të tjera shpjegohen të ardhurat dhe shpenzimet faktike. Poashtu, diskutohet për kufirin e deficitit, përfshirë shkaqet e devijimeve dhe mënyrën e financimit të tyre nëse ka deficit, raportohet për të hyrat faktike të krahasuara me parashikimet e parapara në buxhet, shpenzimet faktike në krahasim me secilën kategori buxhetore të shpenzimeve, numrin faktik të punëtorëve në krahasim me numrat e paraparë në buxhet si dhe aspekte tjera të të ardhurave dhe shpenzimeve.

Të dhënat mbi investimet dhe detyrimet, ndër të tjera shpjegohen investimet e parasë publike të cilat janë kryer gjatë vitit fiskal, llogaritje e plotë e burimeve të cilat mbahen nga organizatat buxhetore deri në fund të vitit fiskal, shpenzimet e vonuara, shpenzimet e rastit dhe një vlerësim i riskut të këtyre shpenzimeve etj.

Të dhënat mbi investimet kapitale bëhet një përmbledhje e statusit të të gjitha investimeve kapitale

Raport mbi gjetjet e auditorit në të cilën shpjegohen veprimet e marrura dhe veprimet e propozuara nga gjetjet e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm në raportin vjetor të auditimit të pasqyrave financiare.

Përmbajtja e raporteve tremujore financiare

Anëtarët e kuvendit të komunës duhet të kenë parasysh se duhet të:

  • Kërkojnë përditësime të rregullta për procesin e përgatitjes dhe ekzekutimit të buxhetit të komunës si dhe buxheteve të projekteve të ndryshme nga investimet kapitale;
  • Kërkojnë raporte financiare të detajuara në krahasim me  raportet financiare përgjithësuese të cilat nuk përmbajnë informata të nevojshme për gjykim të drejtë;
  • Sigorohen që deklaratat financiare të jenë të detajuara dhe të përfshijnë buxhetin e planifikuar për çdo projekt, shumën për të cilën është kontraktuar projekti, si dhe shumën për të cilën është kryer projekti.
  • Për të siguar transparencë në monitorimin e buxhetit komunal, vlera e punëve të kryera nga kontraktori (shuma në përfundim të projektit) duhet të përfshijë ndaras edhe ndryshimin në vlerën përfundimtare si rezultat i ndryshimeve të kërkesat e projektit pas dhënies së kontratës.

Auditimi i brendshëm Roli i auditimit të brendshëm është që të ofrojë siguri të pavarur që menaxhimi i riskut, qeverisja dhe kontrollet e brendshme të një organizate janë duke operuar në mënyrë efektive. Në bazë të Ligjit nr. 02/L-74 për auditimin e brendshëm, secila organizatë buxhetore duhet ta themeloj njësinë e auditimit të brendshëm dhe të sigurojë që veprimtaritë, shënimet si dhe sistemet e saj të menaxhimit dhe kontrollit t’i nënshtrohen së paku një herë në vit një auditimi të brendshëm gjithëpërfshirës.

Auditimi i brendshëm u ndihmon subjekteve të sektorit publik duke:

  • Vlerësuar pajtueshmërinë me ligjet, rregulloret, rregullat e brendshme dhe kontratat, për të qenë të përgjegjshëm ndaj publikut;
  • Identifikuar, vlerësuar dhe menaxhuar rreziqet;
  • Vlerësuar besueshmërinë dhe gjithëpërfshirjen e informacioneve financiare dhe informacioneve të tjera;
  • Vlerësuar efikasitetin, efektivitetin dhe ekonomicitetin e operacioneve;
  • Minimizuar mundësitë për mashtrim, shpërdorim dhe abuzim fondesh;
  • Dhënë rekomandime për përmirësimin e veprimeve.

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm 

Komponenta e tretë e mbikëqyrjes së buxhetit të komunës realizohet nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm. Zyra e Auditorit të Përgjithshëm përbëhet nga Auditori i Përgjithshëm dhe personeli i zyrës së auditimit. Auditori i Përgjithshëm ka liri të plotë veprimi në ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave të tij apo të saj. Përderisa auditimi i brendshëm kryen auditime brenda komunës dhe është përgjegjës ndaj ekzekutivit të komunës, Auditori i Përgjithshëm është i mandatuar për të audituar të gjitha organizatat buxhetore dhe subjektet tjera në Kosovë të cilat janë më shumë se 50 % në pronësi publike ose marrin mjete financiare nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, sigurojnë dividendët apo të ardhura të tjera të pataksueshme për të. Auditori i Përgjithshëm është përgjegjës ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës. Jo më vonë se 31 gusht të ҫdo viti, Auditori i Përgjithsëm i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës mbi auditimet e performuara për ҫdo entitet të audituar. Raportet e auditimeve vendosen në dispozicion të publikut, prandaj paraqet një mundësi shumë të mirë që qytetarët të kërkojnë llogari nga komuna e tyre.

Vegëza Relevante

Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: Menaxhimi financiar, Raportimi financiarNumber of views: 1664546

Pyet Komunën:

x