X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Transparenca adreson dy çështje: të drejtën në informacione publike dhe luftën kundër korrupsionit.  Të shtjelluara, këto çështje nënkuptojnë se:

  • Vendimet merren dhe zbatohen në përputhje me rregullat dhe rregulloret e Komunës dhe legjislacionit në fuqi.
  • Ka qasje publike në të gjitha informatat të cilat nuk janë të klasifikuara për arsye të përcaktuara mirë siç parashihet me ligj (si mbrojtja e privatësisë)
  • Informacioni për vendimet, zbatimin i politikave dhe rezultatet është vënë në dispozicion tëndin si qytetar në mënyrë të tillë që të mundësojë që t’i ndjekësh dhe të kontribush në mënyrë efektive në punën e komunës, në këtë mënyrë duke kontribuar edhe në luftën kundër korrupsionit

e shtunë, 10 mars 2018

Transparenca

Transparenca nuk do të thotë vetëm përmbushja e obligimeve minimale që i përcakton ligji. Informacioni jo vetëm që duhet të jetë lehtësisht dhe direkt i qasshëm nga të gjithë ata që ndikohen nga vendimet dhe zbatimi i tyre, por vendimet që mirren duhet të kenë informata përcjellëse në mënyrë që çdo qytetarë të kuptoj se çfarë vendimi është marrë.

Obligimi i transparencës përmbushet në dy mënyra:

  1. Qytetarët kanë akses në dokumente zyrtare dhe institucionet e kanë detyrë për të përmbushur këtë të drejtë; dhe
  2. Detyrimi i institucioneve për të ofruar disa kategori të dhënash pa patur nevojë për kërkesë të veçantë nga ana e qytetarit.

Kushtetuta e Kosovës krijon të drejtën që çdo qytetar të ketë qasje në dokumentat publik, si në nivelin qëndror dhe në atë lokal, si dhe krijon obligimin e institucioneve që të krijojë mekanizmat për jetësimin e kësaj të drejte. Ligji për qasje në dokumente publike e rregullon më në detaje këtë materie - institucionet janë të obliguara që brenda 7 ditëve të kthejnë përgjigje në kërkesat për qasje në dokumente zyrtare. Në këtë rast, Komunat janë obliguara të caktojnë zyrtarin përgjegjës për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave për qasje në dokumente publike. Ligji për Vetqeverisjen Lokale obligon kuvendet komunale që të krijojnë rregullore të veçanta për promovimin e transparencës në ekzekutivin, legjislativin dhe administratën e komunave.

Vegëza Relevante

Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: Parimet e procesit të vendimmarrjes, TransparencaNumber of views: 124941

Pyet Komunën:

x