Shqyrtim i përgjithshëm:
Anëtarët e kuvendit të komunës përcaktojnë politikat e përgjithshme të komunës, përderisa administrata duhet të ketë një kuptim të qartë për rolin e saj dhe faktin që vepron brenda një hierarkie.
Administrata i përgjigjet kryetarit të komunës, i cili në anën tjetër, i përgjigjet kuvendit të komunës.
Një kuptim i mirë i roleve të ndryshme në qeverinë lokale do të kontribuojë në qeverisjen e mirë. Roli i kuvendit është së pari të krijoj vizionin dhe pastaj të dalë me strategjitë dhe politikat për ta arritur atë. Roli i administratës është të këshillojë krytarin, të zbatojë vendimet e kryetarit, rrjedhimisht kuvendit dhe të ofrojë shërbimet.
Megjithësë kuvendi i komunës dhe administrata kanë role të ndryshme, kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë interes të ligjshëm për rolin e njëri-tjetrit. Kuvendi do të jetë i interesuar në strukturën organizative të administratës dhe sa efektivisht do i zbatojë politikat e kuvendit administrata. Në mënyrë të ngjashme, nëse administrata nuk është përfshirë siç duhet në zhvillimin e politikave ose strategjisë (për shembull, nëse politikat e reja të propozuara paraqiten pa njoftim nga kuvendi në mbledhjet e kuvendit), Administrata do të kërkojë mënyra për të pasur një ndikim. Përveç që këto politika të reja mund të mos kenë dobi sipas inputeve profesionale nga administrata, mund të ketë konfuzion dhe vonesa në zbatimin e politikës.
Qeverisja e mirë në këto raporte nevojitet sepse:
Është prirje e natyrshme për kuvendin dhe administratën që të plotësojë zbrazëtitë e anës tjetër në kryerjen e funksioneve të saj. Kjo mund të çojë në konfuzion. Për shembull, nëse anëtarët e kuvendit nuk besojnë se administrata e komunës ka një sistem të mirë për regjistrimin dhe adresimin e ankesave të banorëve, ata do të ngrenë ankesat e banorëve në mbledhjet e kuvendit dhe jo në fokusimin e çështjeve më strategjike. Nëse administrata beson se ekziston një kuadër joadekuat i politikave për të trajtuar një çështje, ajo do të përpiqet ta krijojë atë duke ofruar shërbime dhe duke adresuar çështje në një mënyrë tjetër nga ajo që ka paraparë kuvendi. Asnjëra qasja nuk është e mirë. Prandaj është shumë e dëshirueshme që secila palë t’i ushtrojë funksionet e tyre së pari.
Ndërsa kuvendi dhe administrata kanë role të ndryshme, kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë interes të ligjshëm për rolin e njëri-tjetrit. Kuvendi do të jetë i interesuar në strukturën organizative të administratës dhe sa efektivisht do i zbatojë politikat e kuvendit administrata. Ndërsa në LVL shprehet qartë se struktura organizative është përgjegjësi e kryetarit të komunës, nëse kryetari nuk konsultohet siç duhet me kuvendin para se të implementojë ose të ndryshojë një strukturë, kuvendi ka gjasa të gjejë ndonjë mënyrë për të shprehur mendimet e veta. Dhe kjo procedurë nuk do të ishte e mirë në funksionim e qeverisjes së mirë
Në mënyrë të ngjashme, nëse administrata nuk është përfshirë siç duhet në zhvillimin e politikave ose strategjisë (për shembull, nëse politikat e reja të propozuara paraqiten pa njoftim nga kuvendi në mbledhjet e kuvendit), administrata do të kërkojë mënyra për të pasur një ndikim. Përveç politikave të reja që nuk kanë dobi sipas inputeve profesionale nga administrata, mund të ketë konfuzion dhe vonesa në zbatimin e politikës.
Që të ekzistojë raporti i shëndoshë duhen disa parakushte:
- Të ekzistojë komunikimi i hapur në mes të Kuvendit të Komunës dhe Administratës (Gjetja e mënyrave për siguruar që administrata dhe Kuvendi janë në gjendje të diskutojnë dhe të kërkojnë informacion nga njëra-tjetra është e rëndësishme për qeverisje të mire).
- Të qenit i qartë për rolet e secilit anëtarë të kuvendit (Disa anëtarë të kuvendit mund të jenë anëtarë të komiteteve të kuvendit prandaj specifikisht janë të angazhuar në monitorimin e punëve të caktuara, mirëpo kjo nuk do të thotë që administrata mos të ju përgjigjet anëtarëve të tjerë të kuvendit që kanë interes për ndonjë çështje)
- Komunikimi duhet të kalojë përmes një procesi organizativ që zakonisht përfshin miratimin nga një drejtor i administratës. Duke folur drejtpërsëdrejti tek stafi i shërbimit civil mund të rezultojë që anëtarët e kuvendit nuk janë plotësisht të informuar ose të marrin këshilla që nuk janë miratuar zyrtarisht nga administrata.