X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Marrëdhëniet e qeverisë qendrore dhe komunës pasqyrojnë dinamikën e pushtetit horizontal dhe vertikal në mes njëra tjetrës  dhe pasojat që lidhen me autonominë dhe shkallën e diskrecionit që komuna gëzon nga kontrolli dhe drejtimi i qeverisë qendrore.

e shtunë, 31 mars 2018

Komuna dhe Qeveria qendrore

Shqyrtim i përgjithshëm:

Qeveria qendrore është përgjegjëse për zhvillimet në nivel të të gjithë vendit, ndërsa komunat janë përgjegjëse për zhvillimet në një territor të caktuar të vendit.  Në mënyrë që politikat shtetërore të zbatohen në nivel lokal, qeveria harton ligje dhe akte tjera nënligjore, ndanë mjete të konsiderueshme buxhetore dhe burime njerëzore për të ndihmuar komunat. Krahas kësaj, Qeveria ofron edhe mbikëqyrjen e zbatimit të politikave në komuna.

Mbikëqyrja organizohet për ta ndihmuar komunat në ofrimin e shërbimeve të komunitetit në përputhje me politikat kombëtare dhe ligjet në fuqi. Organizimi i ndërlidhjes së qeverisë bëhet nëpërmjet ligjeve, planeve strategjike, të bashkëpunimit të drejtpërdrejt, dhe ministri të linjës me komunë. Për më tepër Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nëse konstaton që Kryetari i Komunës ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën e vendi, atëherë ka mundësi të e suspendojë kryetarin e komunës.

Për të ruajtur dinamikën mes nivelit lokal dhe atij qendror, janë ndërtuar gjithashtu mekanizmat e shqyrtimit administrativ në funksion të parandalimit të shkeljes së ligjit nga ana e komunave gjatë punës së tyre (shqyrtimi paraprak) dhe poashtu, nëse kjo nuk ndodhë, është mundësuar që puna e organeve komunale të shqyrtohet pas marrjes së vendimeve dhe para zbatimit të tyre nga organi mbikëqyrës - MAPL. Rishikimi administrativ kufizohet në sigurimin e përputhjes së aktiviteteve komunale me kushtetutën dhe me ligjin. Kjo i siguron autonomi të lartë komunës.

Për më shumë shiko seksionin e kompetencave të deleguara

Vegëza Relevante

Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: Raportet e qeverisë lokale, Komuna dhe Qeveria qendroreNumber of views: 1283076

Pyet Komunën:

x