X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Korniza ligjore u krijon të drejtën komunave që të hyjnë në bashkëpunim ndërkomunal dhe ndërkombëtar, por pa të drejtë të formimit të një niveli të dytë apo të ndërmjetëm.

e martë, 3 prill 2018

Bashkëpunimi ndërkomunal

Komunat hyjnë në bashkëpunim me komunat tjera në funksion të zhvillimit më të shpejtë ekonomik lokal, të efikasitetit dhe efektivitetit të ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe grupeve të ndryshme të interesit bashkëpunimi komunal ndërkombëtar është kufizuar vetëm në aspektin administrativ dhe teknik.

Praktikat ndërkombëtare flasin për të drejta të pakufizuara të bashkëpunimit ndërkombëtar të komunave për kompetencat që i kanë të përcaktuara me ligj. Ligji u jep të drejtë komunave në formimin e asociacioneve të komunave për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të tyre të përbashkëta. Asociacionet e komunave nuk kanë të drejtë të ushtrojnë asnjëlloj të pushtetit. Asociacioni krijon mjedisin dhe ndërton kapacitetet e saj për t’iu ndihmuar komunave që t’i ushtrojnë kompetencat e tyre në mënyrë profesionale.

Në bazë të Ligjit Nr. 04/L-010 për Bashkëpunim Ndërkomunal, komunat kanë të drejtë bashkëpunimi për realizimin e qëllimeve dhe interesave te përbashkëta lidhur me ushtrimin e kompetencave të tyre vetanake dhe të zgjeruara. 

Bashkëpunimi ndërkomunal bazohet në vullnetin e lirë të komunave për të krijuar marrëdhënie të bashkëpunimi duke krijuar ndarjen e roleve dhe resurseve komunale për nevojat e bashkëpunimit.  Bashkëpunimi ndër komunal është shumë i rëndësishëm për të ofruar shërbime efikase që ngrisin nivelin e cilësisë së jetesës së qytetarëve dhe mirëqenien kolektive.

Ekzistojnë dy kategori të bashkëpunimit ndër-komunal:

  1. Bashkëpunimi ndër komunal, mes komunave të të njëjtit shtet
  2. Bashkëpunimi ndërkombëtar, ndërmjet komunave të shteteve të ndryshme

 Një bashkëpunim i tillë mund të marrë formën e ofrimit të përbashkët të shërbimeve publike si furnizimin me ujë, mbledhjen e mbeturinave dhe transporti publik, administratë të përbashkët, shitje/blerje e shërbimeve, planifikim i përbashkët për zhvillim si dhe financim i përbashkët dhe investime gjithpërfituese.

Lloje të tilla të bashkëpunimeve, janë shumë të dobishme për komunat për shkak të shkëmbimit të informatave dhe përvojave me njëra tjetrën. Për më tepër, ofrimi i shërbimeve mund të jetë më efikas dhe profesional duke pas parasysh tregun e përbashkët. Bashkëpunimet e tilla sigurojnë më shumë rritje, zhvillim dhe mundësi. Në të njëjtën kohë këto bashkëpunime ju mundësojnë komunave uljen e shpenzimeve dhe mundësi më të mëdha në aprovimin e garantëve për investime në hapësira turistike, shkolla, shëndet, shërbime rekreacionale dhe biznese.

Si realizohet bashkëpunimi ndërkomunal vendor?

Bashkëpunimi ndërkomunal vendor ju referohet te gjitha marrëdhëniet e vendosura mes dy apo më shumë komunave te Republikës se Kosovës në baze të marrëveshjes për të realizuar  kompetencat vetanake dhe të zgjeruara për qëllime dhe interesa të përbashkëta në fushë të shërbimeve publike komunale dhe zhvillim lokal.

Procesi i bashkëpunimit ndërkomunal parashtrohet me shkrim nga Kryetari i Komunës, 1/3 e anëtareve te Kuvendit te Komunës  dhe se paku 5% e qytetarëve te Komunës me të drejtë vote.

Kjo nismë me qëllim bashkëpunimi duhet të përmbajë qëllimin e bashkëpunimit, kompetencat që kanë të bëjnë me bashkëpunimin, komunat e përfshira në bashkëpunim, formën e bashkëpunimit, përfitimet e pritura, implikimet e mundshme financiare nga bashkëpunimi, si dhe çështje të tjera të rëndësishme mbi themelimin e bashkëpunimit ndër komunal. Është me shumë rëndësi që të dihet se komunat nuk mund t’i delegojnë një komune apo asociacioni për ushtrimin e kompetencave të veta apo të njëjtës t`ia lejojnë ushtrimin e çfarëdo pushteti vendimmarrës, ekzekutiv dhe administrativë, në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe çfarëdo bashkëpunimi që krijohet nuk mund të ushtrojë kompetenca horizontale me ato të qeverisë qendrore.

Procedimi i nismës për bashkëpunim:

Format e Bashkëpunimit

Komunat e Kosovës në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Ndërkomunal mund të zhvillojnë këto forma të bashkëpunimit:

  • Formimi i gupeve dhe komisione të përbashkëta punuese të përkohshme apo të përhershme për shqyrtimin e çështjeve të caktuara në kuadër të kompetencave që kanë. Përgjegjësitë, detyrimet dhe obligimet e këtyre grupeve/komisioneve janë të rregulluara në bazë të marrëveshjeve më të cilat formohen.
  • Formimi i organeve të përbashkëta administrative, për të ushtruar kompetencat e tyre të përcaktuara me Ligjin për Vetëqeverisje Lokal në bazë të marrëveshjes përmes së cilës është themeluar
  •  Themelimi i  ndërmarrjeve të përbashkëta publike për të kryer shërbime publike lokale në përputhje më Ligjin për Ndërmarrjet Publike
  • Themelimi i institucioneve të përbashkëta publike me qëllim të kryerjes së veprimtarive të caktuara me interes publik dhe me rëndësi lokale nga këto fusha; arsim, kulturë, shëndetësi, mbrojtje sociale si the fusha të tjera që janë në kuadër të kompetencave vetanake të Komunave.
  • Bashkëpunimi ndër komunal me partneritete publiko private me qellim të zhvillimit të projekteve më rëndësi komunale, te përcaktuar me ligjin përkatës për partneritet publiko-privat.

 

Shembuj të bashkëpunimit ndërmjet komunave në Kosovë

Komuna e Podujevës ka bashkëpunuar në fushën e urbanizmit për të cilin zyrtaret nga Podujeva kanë mbajtur takime të shpeshta dhe konsultime përmes telefonit me homologët e tyre të komunës së Prishtinës. Për më shumë, sistemi i furnizimit me ujë i komunës së Prishtinës gjendet në territorin  e komunës së Podujevës, e cila mirëmban mjedisin dhe parkun përreth tij, duke mos pasur të drejtë mbi menaxhimin e burimit të ujit.

Çështje të rëndësishme dhe të përbashkëta janë uji dhe menaxhimi i mbeturinave të ngurta si ujësjellësi i Batllavës, deponimi i mbeturinave në Dumnicë dhe çështja e pastrimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve rajonale.

Komuna e Obiliqit zhvillon bashkëpunime te ndryshme  me të gjitha komunat fqinje. Fillimisht, kjo komune ka bashkëpunim nder-komunal me komunën e Vushtrrisë dhe fshatrat  Breznicë, Plemetin dhe Prilluzhë sa i përket furnizimit me ujë.

Çështja e mbeturinave dhe pastrimit është çështje e ndarë prej të gjitha komunave përreth, por deponia (fshati Mirash) shfrytëzohet nga Prishtina, Podujeva, Drenasi, Fushë Kosova dhe  Lipjani. Deponia është në Mirash.

Bashkëpunimi kryesor është me Komunën e Prishtinës dhe Podujevës për rrugën  Obiliq -Breznicë- Podujevë ku secila komune ka investuar me mjetet e tyre vetanake për ketë aktivitet te përbashkët. Në veçanti, bashkëpunimi me i ndërlidhur është mes komunës së Obiliqit dhe Prishtinës, për shkak te zhvillimit te kryeqytetit drejt territorit kadastrale të kësaj komune. Mundësitë e bashkëpunimit ekzistojnë mes këtyre komunave me fokus të çështjeve te  interesit kombëtar siç janë termocentralet dhe projektet tjera  janë shumë të rëndësishme për ekonominë e Obiliqit dhe Prishtinës.

Bashkëpunimi komunal ndërkombëtar  ju referohet marrëdhënieve të bashkëpunimit të komunave të Republikës së Kosovës me komuna ose institucione të tjera të vetëqeverisjes lokale jashtë Republikës së Kosovës për nevojat e binjakëzimit ose formave të tjera të bashkëpunimit në kuadër të kompetencave vetanake dhe të zgjeruara të komunave. Këto bashkëpunime mund të kenë natyrë administrative dhe teknike,  të rregulluara sipas udhëzimeve të Ministrisë përgjegjëse për qeverisje lokale dhe legjislacionit në fuqi. Është me shumë rëndësi që të dihet se komunat nuk mund t’i delegojnë një komune apo autoriteti publik të huaj për ushtrimin e kompetencave të veta apo të njëjtës t`ia lejojnë ushtrimin e çfarëdo pushteti vendimmarrës, ekzekutiv dhe administrativë, në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe çfarëdo bashkëpunimi që krijohet nuk mund të ushtrojë kompetenca horizontale me ato të qeverisë qendrore.

Komuna e Prizrenit, një storie suksesi është ajo e bashkëpunimit ndër komunal ndërkombëtar, mes komunës se Prizrenit dhe komunës Uzunkopru ne Turqi. Binjakëzimi mes Prizrenit dhe Uzunkopru është shembull për të ndërtimin e një Evropë të bashkuar të shteteve, të qyteteve dhe qytetarëve përmes strategjisë për Evropën 2020.

Komuna Uzunkopru ne Turqi ka ofruar mundësinë dhe mbështetjen në planin arsimor për studentët e Kosovës që studiojnë në Universitetin e Trakias. Kjo komunë ka shprehur se ka potenciale mjaft të mëdha për këmbim të përvojave dhe bashkëpunim ekonomik, kulturor, arsimor sidomos me komunën e Prizrenit.

Vegëza Relevante

Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: Rolet dhe marrëdhëniet në komunë, Bashkëpunimi ndërkomunalNumber of views: 124323

Pyet Komunën:

x