Komuna përmes bashkëpunimit me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane siguron ofrimin e shërbimeve publike sa më efikase, objekt i marrëveshjeve së bashkëpunimit ndërmjet komunës fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane mund të jenë të gjitha çështjet që janë kompetencë vetanake e komunës duke përfshirë: Planifikimin urban dhe rural, furnizimin me ujë, rregullimin e kanalizimit, drenazhimin, shëndetësinë publike, mbrojtjen lokale të ambientit, turizmin, hapësirave të hapura dhe varrezave; aktiviteteve kulturore dhe sportive.
Objekt i marrëveshjes nuk mund të jenë përgjegjësitë e Kuvendit të Komunës të përcaktuara në nenin 40.2 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, e që nuk mund të barten te organet tjera.
Marrëveshja e bashkëpunimit duhet t’i përmbajë së paku këto elemente: Objektin e marrëveshjes, kohëzgjatjen; përshkrimin e obligimeve për palët; dinamikën e realizimit të punëve dhe koston financiare.
Marrëveshjet të cilat i lidhin komuna me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane duhet të miratohen nga kuvendi i komunës si organ më i lartë i vendimmarrjes në komunë.
Komuna përcakton me statut dhe rregullore lokale strukturën organizative dhe funsionale të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane, si dhe mënyrën, kohën, numrin dhe çështje tjera që lidhen me zgjedhjen e përfaqësuesve të fshatrave, vendbanimeve apo lagjeve urbane.
Punët nga këto marrëveshje bashkëpunimi mund të financohen në ndonjë nga mënyrat e mëposhtme: nga vetë banorët e fshatit, vendbanimit apo lagjes urbane, nga komuna, nga donatorë dhe financim të përbashkët.
Në përgjithësi numri i bashkësive lokale dhekëshillave të lagjeve dhe fshatrave rregullohet përmes rregulloreve të brendshme të komunave. Një këshill lokal mund të përfshijë më shumë se një fshat, vendbanime apo lagjje urbane.
Përzgjedhja e këshilleve lokale duhet pasur parasysh përsëri edhe kjo qështje rregullohet sipas rregullores, mirëpo zakonisht rregulloret parashohin që Kuvendi i Komunës të emëroj një komision i cili e koordinon punën në terren e që përbëhet nga 5 anëtarë: dy anëtarë nga kuvendi i komunës, një anëtar nga ekzekutivi i komunës, një anëtar nga shoqëria civile dhe një anëtar si përfaqësues i fshatit, vendbanimit apo lagjes urbane. Komisioni 15 ditë më herët duhet të njoftojë përmes shpalljeve publike, mediave lokale dhe ueb-faqës zyrtare të komunës datën e mbajtjes së tubimit të qytetarëve për zgjedhjen e këshillave lokale.
Këshillet lokale mund t’i kenë prej 5 deri në 7 anëtarë. Por numrin e saktë e përcaktojnë vetë banorët e fshatit, lagjjes apo vendbanimit që janë prezent në tubimin zgjedhor. Tubimet i udhëheq dikush i përzgjedhur nga vetë qytetarët, ndërsa të kandiduar mund të jenë banorë që kandidohen si qytetarë e jo në emër të ndonjë partie politike. Kryetari zgjedhet nga anëtarët e rinjë të zgjedhur që kanë fituar më së shumti vota. Mandati i këshilleve zakonisht është 3 vjeçar.
Rëndësia e tyre për qeverisjen e mirë, bashkësitë lokale, këshillat e lagjes apo fshatrave janë forma më e mirë e organizimit të komuniteteve të caktuara në mënyrë që të ndikojnë në politikat e komunës. Pjesë e këtyre organizimeve duhet të jenë qytetarë të preokopuar me atë se si ndikon komuna me vendimet e saj e për më shumë qytetarët e përzgjedhur të jenë banorë të përhershëm të atij komunitetit.
Përmes marrëveshjeve që lidhin me komunën, këshillet lokale munden që aktivitete të caktuara të i zhvillojnë në vend të komunës bie fjala si: mirëmbajtjen e varrezave dhe hapësirave publike të gjelbëruara, zhvillimin e turizmit, organizimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive, ndihmën në rritjen e efikasitetit në ofrimin e shërbimeve publike komunale brenda lokalitetit, sigurimin e te dhënave elementare për çdo familje të lokalitetit përkatës, përcjelljen e gjendjes së tyre ekonomike, sociale dhe ofrimin e rekomandimeve, propozimeve për mbështetje të këtyre rasteve;