X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Qeveria lokale ka të bëjë me institucionet ose subjektet specifike të krijuara për të ushtruar pushtetin shtetëror i cili nuk është i rezervuar për institucionet qendrore dhe për të ofruar një sërë shërbimesh të specifikuara në një zonë gjeografike relativisht të vogël.

e mërkurë, 7 shkurt 2018

Funksionet e qeverisë lokale

Në Kosovë, njësi themelore e vetëqeverisjes lokale janë komunat. Komunat kanë disa karakteristika specifike, e që janë: personaliteti juridik; kompetencat e specifikuara në mënyrë që të ushtrojë funksione të caktuara; buxheti i konsoliduar; kontrolli i limituar dhe i specifikuar nga institucionet qendrore; dhe pjesëmarrja lokale efektive e qytetarëve.

Ekzistimi i këtyre institucioneve është i domosdoshëm në procesin e demokratizimit dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, rrjedhimisht institucionet lokale janë kontakti i parë dhe më i afërt ku qytetarët marrin shërbimet e nevojshme për ta.

Si të tilla institucionet lokale kanë dy funksione themelore: Funksioni i parë ka të bëjë me ofrimim e shërbimeve për qytetarët, ndërsa funksioni tjetër është përfaqësimi i qytetarëve dhe inkuadrimi i tyre në përcaktimin e prioriteve dhe nevojave publike.

Karakteristikë kryesore dalluese e institucioneve lokale është pavarësia që e kanë nga niveli qendror, ndonëse gjithmonë pavarësi relative. Qeveria lokale është urë lidhëse në mes të qeverisë qendrore dhe qytetarëve, veçanërisht sepse është e lidhur me zona gjeografike të caktuara, dhe me njerëzit që prekën nga problemet e caktuara të atyre zonave. Kjo mundëson që qeveria lokale më mirë të kuptojë dhe t’i adresojë ato probleme. Qeveria lokale, është instrument i shtetit i cili i bashkon njerëzit e një lokacioni gjeografik të caktuar në një organizatë të përbashkët, funksioni i të cilës është që të plotësoj mungesën e institucioneve qendrore, dhe më mirë t’i përmbushë nevojat e përbashkëta të komunitetit.

Vegëza Relevante

Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: Për qeverisjen e mirë lokale, Funksionet e qeverisë lokaleNumber of views: 139932

Pyet Komunën:

x