X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

23
Mar
2018

Konsultimi Publik

Qeverisja e mire në komunat e Kosovës, kërkon që konsultimi publik të konsiderohet si dyllojësh: njëra formë trajtohet në nenin 6 të Udhëzimit administrativ për transparencë në komuna ku takimet publike të cilat mbahen të paktën 2 herë në vit (standard minimal), marrin trajtën e konsultimeve publike të cilat mbahen për çështje në interes të përgjithshëm e ku mund të diskutohet shumë llojshmëri e temave për çështjet lokale dhe ku marrin pjesë zyrtarët më të lartë të komunës, ndërsa forma tjetër e konsultimeve publike është ajo që trajtohet në nenin 8 të udhëzimit të lartëpërmendur, i cili thekson se “aktet e organeve të komunës, të cilat janë në interes për qytetarët i nënshtrohen diskutimit publik para miratimit, duke përfshirë këtu edhe organizimin e debateve në vendet rurale. Organi që e propozon aktin i bën shpjegimet lidhur me të dhe i evidenton propozimet e dhëna nga publiku gjatë konsultimeve për konsultimet para miratimit të akteve” konsultimet e këtij lloji do të duheshin të ishin shumë më të shpeshta sepse është obligim ligjor.

Kryetari dhe Administrata

Roli kryesor i administratës është të mbështesë kryetarin e komunës në punën e tij. Kjo përfshin zbatimin e qëllimeve dhe strategjive të kryetarit, menaxhimin e ofrimit të shërbimeve komunale dhe ofrimin e këshillave dhe mbështetjes. Administrata mund të përmirësojë qeverisjen e mirë duke njohur dhe mbështetur obligimet ligjore.

Lexo më shumë
mars 26, 2018 0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Informimi Publik

Informimi publik është formë e njëanshme dhe më e thjeshtë e komunikimit të institucioneve komunale, që nënkupton që zyrtarët komunal duhet që në mënyrë të vazhdueshme të bëjnë njoftimin e qytetarëve lidhur me aktivitetet dhe aktet e komunës.

Lexo më shumë
mars 26, 2018 0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Anëtarët e Kuvendit të Komunës dhe Administrata

Raporti në mes të Kuvendit të Komunës dhe Administratës është një ndër marrëdhëniet më komplekse në qeverisjen lokale dhe është shumë i rëndësishëm për arritjen e qeverisjes së mirë. Një numër faktorësh kontribuojnë në një marrëdhënie të mirë mes kuvendit dhe administratës. Këto përfshijnë vullnetin e mirë, kuptimin e roleve, komunikimin, dhe një kuptim të mirë të kërkesave...
Lexo më shumë
mars 29, 2018 0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Peticioni

Çdo person ka të drejtë që të përpilojë, parashtrojë dhe të marrë përgjigje ndaj një peticioni, për çfarëdo çështje lidhur me përgjegjë sinë dhe kompetencat e komunës. Peticioni mundet të ketë të bëjë më ankesë apo kërkesa të caktuara. Në mënyrë të përgjithshme neni 5 i Udhëzimit Administrativ për Transparencë në Komuna bën përcaktimin e procedurës së shqyrtimit të...
Lexo më shumë
mars 29, 2018 0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Komuna dhe Qeveria qendrore

Marrëdhëniet e qeverisë qendrore dhe komunës pasqyrojnë dinamikën e pushtetit horizontal dhe vertikal në mes njëra tjetrës  dhe pasojat që lidhen me autonominë dhe shkallën e diskrecionit që komuna gëzon nga kontrolli dhe drejtimi i qeverisë qendrore.

Lexo më shumë
mars 31, 2018 0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Iniciativa qytetare

Në një shkallë më të madhe dhe me impakt më të madh, qytetarët e një komune kanë të drejtë të marrin iniciativë për largimin e kryetarit të tyre, e drejtë e shpjeguar më tej me nenin 72 të të LVL-së.

Lexo më shumë
prill 1, 2018 0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Të drejtat e qytetarëve

Qytetarët duhet të kenë të drejtën të japin opinione, të shprehin pakënaqësi dhe të debatojnë për prioritetet e komunës. Pjesëmarrja e kuptimplotë i fuqizon qytetarët të marrin vendime por edhe t’i pranojnë...
Lexo më shumë

Bashkëpunimi ndërkomunal

Korniza ligjore u krijon të drejtën komunave që të hyjnë në bashkëpunim ndërkomunal dhe ndërkombëtar, por pa të drejtë të formimit të një niveli të dytë apo të ndërmjetëm.

Lexo më shumë