X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Marrëdhënia në mes të kryetarit dhe anëtarëve të kuvendit është shumë e rëndësishme sepse lidershipi i mirë dhe marrëdhëniet e mira kontribuojnë në pjesëmarrjen efektive të anëtarëve të kuvendit në qeverisjen e mirë.

e premte, 23 mars 2018

Kryetari dhe Anëtarët e kuvendit të komunës

Shqyrtim i përgjithshëm, sipas ligjit, fuqia në mës të Kuvendit të Komunës dhe Kryetarit është e ekuilibruar. Në njërën anë kuvendi i komunës është organi më i lartë i komunës dhe ka kompetenca legjislative vendimmarrëse ashtu që përfaqëson preferencat e ndryshme politike të qytetarëve në komunë – përmes anëtarëve të kuvendit komunal të cilët organizohen brenda partive politike ose si kandidatë të pavarur.

Në anën tjetër kryetari i komunës ka cilësi të vendimmarrjes që i sigurojnë atij/asaj një autonomi të gjerë. Me këtë legjislacion, ekziston një dallim i qartë midis rolit të kuvendit (pushteti legjislativ) dhe ati të kryetarit të komunës (pushteti ekzekutiv). Kryetari i komunës mbikëqyrë dhe autorizon ekzekutimin e vendimeve të marra nga ana e komunës dhe administrimin financiar të komunës, dhe ndër të tjera, është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të vendimeve dhe akteve të miratuara nga kuvendi komunal.

Qeverisja e mirë në këto raporte nevojitet sepse: kryetari i komunës mund të largohet nga posti i tij vetëm nëse 50% të të gjithë votuesve të mundshëm në komunë votojnë për largimin e tij nga detyra të kryetarit të komunës, në mungesë të mekanizmave për largimin e tij si mjet kryesor i llogaridhënies nga kuvendi i komunës, kryetari ka tendenca të krijimit të dominimit politik mbi kuvendin.

Për më tepër marrëdhënia e shëndoshë mes këtyre institucioneve humbet kur anëtarët e kuvendit tregojnë rol pasiv, e kjo ndodh kur ata nuk qëndrojnë në kontakt dhe nuk mbajnë lidhje të forta me qytetarët.

Kur kryetari nuk ushtron qeverisjen e mirë atëherë mundësia që të mos jetë në nivel të detyrës dhe të mos japë llogari është mjaft e madhe, shkaku që pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në pamundësi të krijimit të shumicës - partitë krijojnë koalicione.

Nëse anëtari i kuvendit rolin e tij e sheh si përfaqësim të interesave të partisë dhe jo të qytetarit, ata pak mbesin jashtë përfshirjes në qeverisje, do ta kenë shumë vështirë ta bëjnë opozitën, prandaj mund të ndodhin vonesa në projekte të ndryshme, mos kontroll të shpenzimit të buxhetit e një mori çështjesh tjera.

Që të ekzistojë raporti i shëndoshë duhen disa parakushte:

  • Anëtari i kuvendit të përfaqësojë interesat e përgjithshme (jo të partisë)
  • Anëtari i kuvendit të kërkojë nga kryetari informacione sa herë që ka nevojë
  • Anëtari i kuvendit të qëndrojë i informuar me punën  e ekzekutivit
  • Bashkëpunimi mes anëtarëve të kuvendit të mos ndodh vetëm në vija partiake
  • Kryetari i komunës të mos i përmush obligimet ligjore vetëm për procedurë dhe për plotësim të standarteve minimale.
     

Vegëza Relevante

Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: Raportet e qeverisë lokale, Kryetari dhe Anëtarët e kuvendit të komunësNumber of views: 143501

Pyet Komunën:

x