X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Ky seksion përmbledh në aspektin praktik rolet që pritet një anëtar i kuvendit komunal të luaj në mënyrë që të promovojë qeverisjen e mirë. Lista nuk është shteruese, por aktiviteti i anëtarit të Kuvendit do të pëshkruhet në mënyrën më të thjeshtë dhe të drejtëpërdrejtë të mundshme.

Funksionet specifike të një anëtari të kuvendit janë trajtuar në mënyrë gjithëpërfshirëse në nenin 39 të LVL-së, mirëpo secila komunë mund të përcaktojë rolin e veçantë dhe fushën e përgjegjësisë së anëtarëve të kuvendit të saj.

e diel, 4 mars 2018

Rolet e Anëtarëve të Kuvendit të Komunës

Anëtarët e Kuvendit si përfaqësues të popullit

Anëtarët e kuvendit të komunës janë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit dhe janë të mandatuar si përfaqësuesit e zgjedhur për të marrë vendime në emër të zgjedhësve të tyre. Kjo ide bazohet në parimet e demokracisë përfaqësuese me idenë se njërëzit e delegojnë zërin e tyre tek i përzgjedhuri/ja i/e tyre në mënyrë që ai/ajo të i paraqesë nevojat e tyre në procese vendimmarrëse.

Anëtarët e kuvendit të komunës duhet të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë transparente dhe në mënyrë të përgjegjshme. Çdo veprim i tyre duhet të jetë i hapur për publikun në mënyrë që publiku apo subjekti politik të cilës ky anëtar i takon, të është në gjendje t’i kërkoj llogari në rast se ndjejnë se interesat e tyre nuk po përfaqësohen si duhet.

Veprimet e tyre duhet të jenë të dukshme për publikun në mënyrë që publiku (ose subjekti politik të të cilës ky anëtar i takon) është në gjendje të kundërshtojë kur ndiejnë se interesat e tyre nuk janë duke u përfaqësuar në mënyrë adekuate. Për të qenë në dijeni për punën  e përfaqësuesve të tyre, në nënin 45.1 të LVL-së theksohet se takimet e kuvendit të komunës dhe të gjitha komisioneve të tij, janë të hapura për opinionin  publik.

Anëtarët e kuvendit si lehtësues që komuniteti të japë kontributin e vet

Anëtarët e kuvendit pritet të jenë në kontakt të ngushtë me qytetarët të cilët i përfaqësojnë, ndërsa e kanë për detyrë që të i paraqesin në kuvend të gjitha nevojat dhe kërkesat e banorëve brenda komunës. E drejta e pjesëmarrjes për të ndikuar në mënyrë demokratike në vendimet e organeve publike është kategori kushtetuese, ndërsa kapitull i veçantë i kushtohet në LVL.

Demokracia me pjesëmarrje është ajo ku qytetarët kanë të drejtë jo vetëm për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, por për të marrë pjesë në mënyrë aktive në vendimmarrjen e qeverisë në mënyrë të vazhdueshme.

Qytetarët nuk votojnë në kuvend, por mund të ndikojnë tek të përzgjedhurit tyre për të përfaqësuar pikëpamjet e tyre për çdo temë që i prek ata, përderisa anëtarët e kuvendit të komunës duhet të jenë gjithmonë të hapur ndaj këtij kontributi.

Anëtarët e kuvendit si urë lidhëse ndërmjet kuvendit të komunës dhe komunitetit

Kuvendi i komunës gjatë tërë kohës merr vendime të cilat afektojnë jetën e qytetarit, qoftë duke miratuar plane të ndryshme ose duke miratuar projekte specifike. Prandaj, komuna duhet që këto aktivitete t’i publikojë dhe ti shpërndajnë në publik me qëllim të rritjes së transparencës dhe promovimit të pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje. Udhëzimi administrativ për transparencë në komuna, thekson se të gjitha vendimet, takimet, etj, publikohen përmes shpalljeve publike në vendet më të frekuentura, media elektronike dhe të shkruara, si dhe në faqën elektronike të komunës dhe rrjeteve sociale. Puna e komunave është çështje e interesit publik, rrjedhimisht anëtarët e kuvendit duhet të shikojnë strategjitë relevante të komunikimit të komunave përkatëse në mënyrë që të njihen me mënyrën e komunikimit të komunës së tyre.

Anëtarët e kuvendit votojnë për miratimin e vendimeve të kuvendit

Anëtarët e kuvendit e kanë përgjegjësinë të marrin vendime të rëndësishme përmes votës në kuvend për çështje si statuti, rregulloret, buxheti. Anëtarët e kuvendit duhet që të informohen për përmbajtjen e çdo çështje për të cilën ata votojnë, meqë kanë mundësinë t’i përmballin mendimet e tyre përgjatë diskutimit në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, rrjedhimisht të influencojnë tërë procesin e vendimmarrjes për të maksimizuar përfaqësimin e interesit publik.

Anëtarët e kuvendit si monitorues të performancës së komunës

Anëtarët e Kuvendit luajnë rol kyç në mekanizmin e monitorimit të punës së kuvendit, duke monitoruar:

  • Nëse shërbimet po ofrohen në mënyrë efikase dhe eficiente
  • Nëse projektet kapitale po zhvillohen sipas planit dhe në kohë të duhur
  • Nëse planet dhe programet e komunës po arrijnë efektin e dëshiruar

Për më shumë anëtarët e kuvendit munden që t’i paraqesin shqetësimet e publikut lidhur me  çështje specifike, si dhe kanë mundësinë që të këshillojnë publikun për mënyrën e zgjidhjes së problemeve.

 Sjellja etike e anëtarëve të kuvendit

Në Kosovë, komunat ende nuk kanë miratuar kodin e etikës për mënyrën e sjelljes së anëtarëve të kuvendit dhe të emëruarve politik, gjë që rrjedhimisht nënkupton se anëtarët e kuvendit dhe të emëruarit politik nuk mund të largohen nga posti i tyre nga asnjë komision brenda komunës për mos-përmbushje të standardeve etike apo të mirësjelljes. Pa marrë parasysh që nuk ekziston një kod i tillë, sigurisht që anëtarët e kuvendit duhet të japin llogaridhënie para atyre që i zgjedhin. Për më shumë, funksionin e tyre ata duhet të e ushtrojnë me mirëbesim, sinqeritet dhe me transparencë. Kërkesat minimale lidhur me mos keqpërdorimin e detyrës zyrtare për shkak të konfliktit të interesit janë të normuara në nenin 38 të LVL-së.

Vegëza Relevante

Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: Kuvendi i Komunës, Rolet e Anëtarëve të Kuvendit të KomunësNumber of views: 200105

Pyet Komunën:

x