X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Më 6 nëntor 2018 është mbajt salloni me temë “Pjesëmarrje e gjerë për qeverisje të mirë” në komunën e Klokotit, ku të ftuar për diskutim kanë qenë përfaqësues nga komuna. Pjesëmarrës në këtë sallon kanë qenë qytetarë, përfaqësues të rinisë dhe grave, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare të komunës së Kllokotit.

Pjesëmarrje e gjerë për qeverisje të mirë në Kllokot

Folësit e hapën diskutimin duke treguar për të arriturat e Komunës së Kllokotit, projektet që janë duke i implementuar dhe ato të cilat pritet të implementohen në të ardhmen, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e komunitetit dhe kontribuojnë drejt qeverisjes së mirë të komunës.

Tema më e diskutuar gjatë sallonit ishte punësimi, dhe si mundet Komuna ta rregulloj këtë problem. Përfaqësuesit nga komuna theksuan se Komuna është duke bërë gjithçka që munden për të bashkëpunuar me donatorë për mes të cilëve po mundohen të sigurojnë mbështetje financiare për ndërmarrësit që dëshirojnë të fillojnë një biznes të ri. Gjithashtu u diskutua edhe për krijimin e kushteve për investime në Komunën e Kllokotit, si destinacion turistik, që do të mund të krijonte shumë vende pune për qytetarët e komunës. Ndër të tjera u kërkua edhe mbështetje nga komuna për fermerët e kësaj komune, të cilët kërkuan sistem më të mirë të ujitjes si dhe gjetjen e blerësve për produktet e tyre. Të rinjtë kërkuan më shumë bashkëpunim nga komuna në mënyrë që ata të përfshihen në proceset vendimmarrëse dhe politikëbërëse, si dhe të krijojnë më shumë vende pune për të rinjtë e komunës së Kllokotit.

Ky sallon u organizua nga organizata partnere CDKD në kuadër të projektit “Pjesëmarrje e gjerë për qeverisje të mirë”, që implementohet nga instituti Demokraci për Zhvillim me mbështetje financiare nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës.

Vegëza Relevante

Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: LajmeNumber of views: 20300

Pyet Komunën:

x