X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Duke promovuar qeverisjen e mirë lokale përmes platformës ‘Qeveris mirë’, Instituti Demokraci për zhvillim (D4D) mbajti takim informues në Komunën e Prishtinës. Duke u fokusuar në specifikat e platformës, lehtësinë për t’u çasur në informata, relevancën e informatave si dhe përdorshmërinë e kësaj platforme së bashku me akterë relevantë të fushës së shoqërisë civile, institucioneve publike lokale dhe qendrore, platforma u prezantua si mekanizëm i rritjes së pjesëmarrjes qytetare në procese të rëndësishme vendimmarrëse.

Promovimi i qeverisjes së mirë në Komunën e Prishtinës përmes platformës “Qeveris mirë”

Pjesë e diskutimit gjatë takimit në Komunën e Prishtinës ishte zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu, anëtarja e Kuvendit Komunal, Vala Peshku, hulumtuesi i lartë në Institutin GAP, Bekim Salihu, si dhe Alma Tafarshiku, zyrtare e lartë për çështje politike në Ambasadën e Mbretërisë Holandeze në Kosovë. Panelistët u shprehën mbi rëndësinë e zbatimit të parimeve të qeverisjes së mirë në funksion të arritjes së rezulatateve të mira të qeverisjeve lokale në Kosovë. U theksua rëndësia e informimit të saktë të qytetarëve lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e të zgjedhurve të tyre politikë, si dhe standardet që duhet t’i përmbahen gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, në mënyrë që të jenë në gjendje të mbajnë ata llogaridhënës.

Platforma ‘Qeveris mirë’ është prodhuar si një nevojë në Kosovë për të sjellë vendimmarrësit lokalë më pranë qytetarëve për të promovuar qeverisjen e qëndrueshme. Duke marrë parasysh se në Kosovë ka zyrtarë publikë të cilët kanë vështirësi për të kuptuar qeverisjen e mirë kur ushtrojnë detyrat e tyre të përditshme dhe standardet që duhet t’i përmbahen gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, platforma informuese Qeveris mirë adreson këtë problem duke ofruar sqarime për marrëdhëniet midis organeve komunale dhe qytetarëve, midis vetë organeve komunale dhe secilit organ komunal ndaj shtetit, duke përcaktuar proceset e mira vendimmarrëse ashtu siç është përcaktuar me ligj. Kjo platformë është e dobishme në plotësimin e hendekut të njohurive të zyrtarëve komunal, duke ndihmuar përfaqësuesit publikë dhe qytetarët, pasi të dyja palët do të jenë vazhdimisht në gjendje të verifikojnë funksionimin korrekt të procedurave dhe marrëdhënieve në institucionet publike.

Ky aktivitet u mbajt në kuadër të projektit “Pjesëmarrje e gjerë për qeverisje të mirë”, i cili implementohet nga D4D, me mbështetje nga Ambasada Holandeze në Kosovë.
Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: LajmeNumber of views: 117019

Pyet Komunën:

x