X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Instituti Demokraci për zhvillim (D4D) po vazhdon mbajtjen e sesioneve informuese për platformën për qeverisje të mirë nëpër komuna. Gjatë kësaj jave, platforma u prezantua në Komunën e Istogut dhe atë të Prizrenit, duke u fokusuar në specifikat e platformës ‘Qeveris mirë’,lehtësinë për t’u çasur në informata, relevancën e informatave si dhe përdorshmërinë e kësaj platforme së bashku me akterë relevantë të fushës së shoqërisë civile, institucioneve publike lokale dhe qendrore.

Promovimi i qeverisjes së mirë nëpër komuna përmes platformës “Qeveris mirë”

Pjesë e diskutim gjatë takimit në Komunën e Istogut ishte nënkryetari i Komunës së Istog, Lulzim Blakaj, anëtari i kuvendit Komunal, Naim Behlukaj, si dhe aktivisti i shoqërisë civile nga Syri i Vizionit, Naser Lajqi. Panelistët e këtij takimi vlerësuan platformën për qeverisje të mirë si mekanizëm të sensibilizimit të qytetarëve për rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në procese të rëndësishme politike dhe rolit të tyre për ndryshime në komunitetet e tyre. Gjithashtu, platforma konsiderohet të ndikojë në rritjen e nivelit të përgjegjësisë, llogaridhënies dhe transparencës në kryejen e detyrave nga zyrtarëve të rinj komunal duke ofruar hapësirë të mjaftueshme për t’u njohur mirë me parimet e qeverisjes së mirë të cilat pritet të jetësohen gjatë ekzekutimit të detyrave të tyre.

Komuna e Prizrenit në takim u përfaqësua nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizren, Artan Abrashi, drejtori i drejtorisë së Administratës në Komunën e Prizrenit, Osman Hajdari, si dhe menaxheri i programit nga organizat EC ma ndryshe, Valon Xhabali. Platforma për qeverisjë të mirë u konsiderua si mjet efikas në rritjen e kuptueshmërisë mbi rolet dhe përgjegjësitë e zyrtarëve të zgjedhur komunal, në ofrimin e informimit të saktë të qytetarëve dhe të zgjedhurve të tyre politik për detyrat e këtyre të fundit, ashtu siç është përcaktuar më legjislacionin në fuqi mbi Vetëqeverisjen Lokale në Republikën e Kosovës, si dhe si mjet për rritjen e nivelit të ushtrimit të të drejtës qytetare në vendimmarrjen lokale duke asistuar komunat dhe qytetarët në rritjen e bashkëpunimit të tyre të ndërsjellë.

Platforma ‘Qeveris mirë’ është prodhuar si një nevojë në Kosovë për të sjellë vendimmarrësit lokalë më pranë qytetarëve për të promovuar qeverisjen e qëndrueshme. Duke marrë parasysh se në Kosovë ka zyrtarë publikë të cilët kanë vështirësi për të kuptuar qeverisjen e mirë kur ushtrojnë detyrat e tyre të përditshme dhe standardet që duhet t’i përmbahen gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, platforma informuese Qeveris mirë adreson këtë problem duke ofruar sqarime për marrëdhëniet midis organeve komunale dhe qytetarëve, midis vetë organeve komunale dhe secilit organ komunal ndaj shtetit, duke përcaktuar proceset e mira vendimmarrëse ashtu siç është përcaktuar me ligj. Kjo platformë është e dobishme në plotësimin e hendekut të njohurive të zyrtarëve komunal, duke ndihmuar përfaqësuesit publikë dhe qytetarët, pasi të dyja palët do të jenë vazhdimisht në gjendje të verifikojnë funksionimin korrekt të procedurave dhe marrëdhënieve në institucionet publike.

Ky aktivitet u mbajt në kuadër të projektit “Pjesëmarrje e gjerë për qeverisje të mirë”, i cili implementohet nga D4D, me mbështetje nga Ambasada Holandeze në Kosovë.
Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: LajmeNumber of views: 25880

Pyet Komunën:

x