X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Salloni i së Martës, me fokus në temën: “Qeverisje e Mirë: A përfshihen të rinjtë dhe gratë në proceset vendimmarrëse?” është mbajtur më 26 Shkurt 2019, në Komunën e Gjilanit.

Qeverisje e Mirë: A përfshihen të rinjtë dhe gratë në proceset vendimmarrëse?

Fuqizimi i marrëdhënieve mes qeverisjes lokale dhe qytetarëve është prioritet për qeverisje të mirë dhe demokratike. Në këtë drejtim, përfshirja e qytetarëve në politikë-bërje i mundëson qeverisjes lokale të krijojë burime të reja të ideve, informatave dhe burimeve në marrjen e vendimeve. Mirëpo, sa qëndron një konstatim i tillë në komunën e Gjilanit? A janë të rinjtë dhe gratë të përfshirë në proceset vendimmarrëse?

Përgjatë diskutimit u specifikua se gratë, mirëpo në veçanti të rinjtë, duhet të jenë më të vendosur dhe kërkues në të drejtat, kërkesat, si dhe idetë inovative të tyre. Prioritet i Komunës së Gjilanit është krijimi i kushteve më të mira për të gjithë. Në këtë linjë të diskutimit, u përmend edhe Shtëpia e Rinisë, ku u theksua se duhet të përdoret më shumë nga të rinjtë, duke konsideruar kushtet e mira që i posedon ky objekt për të zhvilluar aktivitete, këndvështrim ky i vënë në pah nga hapësirat institucionale. Në anën tjetër, si kontribut në diskutim, u konstatua se qeverisja e mirë nuk është e lidhur vetëm me performancën e institucioneve, por edhe kontributin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e marrjes dhe zbatimit të vendimeve, andaj i nevojshëm na paraqitet edhe adresimi i çështjes së bashkëpunimit më intensiv i komunës me qytetarët.

Paneli u përbë nga: Arbër Ismajli, Nënkryetar, Komuna e Gjilanit, si dhe Ensar Shaqiri, Kryetar i Këshillit të Nxënësve në Gjilan. Salloni u moderua nga Muhamet Halili, Gazetar, ndërsa editoriali do të shkruhet nga Asdren Osaj, Hulumtues i Politikave, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D).

Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: LajmeNumber of views: 136

Pyet Komunën:

x