X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Më 9 tetor është organizuar takimi i mëngjesit me zyrtarët komunal të Komunës së Kllokotit, këshilltar komunal, përfaqësuese të grupit joformal të grave në Komunën e Kllokotit, si dhe përfaqësues të të rinjve dhe organizatave joqeveritare.

Takim mëngjesi me zyrtarët komunal të Kllokotit

Gjatë këtij takimi është diskutuar më shumë rreth punës së Komunës, projektet e realizuara dhe ato të cilat priten të realizohen në të ardhmen në fushën e rinisë dhe grave. U theksua se aktivitetet e rinisë në komunën e Kllokotit janë të pakta, dhe kryesisht për shkak të mos interesimit të rinisë, edhe pse Komuna ka bërë më të mirën për të plotësuar nevojat e tyre.

Gjithashtu zyrtarët komunal kanë informuar të pranishmit për mundësitë e përfshirjes në proceset vendimmarrëse dhe politikëbërëse të Komunës.

Ky aktivitet është organizuar nga organizata partnere CDKD në kuadër të projektit “Pjesëmarrje e gjerë për qeverisje të mirë”, që implementohet nga instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) me mbështetje financiare nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: LajmeNumber of views: 17337

Pyet Komunën:

x