X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Instituti Demokraci për Zhvillim ka nisë serinë e takimeve të mëngjesit me temë “Pjesëmarrja e gjerë për qeverisje të mirë” me përfaqësues nga Komuna, shoqëria civile, dhe përfaqësues të rinisë dhe grave.

Mëngjes pune në Graçanicë me temë “Pjesëmarrja e gjerë për qeverisje të mirë”

Në takimin e mbajtur në Graçanicë, më 2 tetor, të ftuar për diskutim ishin kryesuesi i kuvendit komunal të Graçanicës, shefi i kabinetit të kryetarit të komunës, dhe përfaqësues të partive politike serbe, të shoqërisë civile, të rinisë dhe të grave. Gjatë këtij takimi u diskutua për punën e deritanishme e Komunës për përmirësimin e përfshirjes së rinisë dhe gruas në proceset vendimmarrëse por edhe në pozita menaxhimi dhe udhëheqëse në Komunë. Zyrtarët Komunal theksuan mungesën e forumit të gruas në Komunën e Graçanicës, gjë që është mjaftë e rëndësishme për fuqizimin e gruas në proceset vendimmarrëse por edhe pozitës së tyre në strukturat e komunës. Gjithashtu, u premtua se do të punojnë shumë për krijimin e forumit të gruas gjatë këtij mandati të qeverisjes lokale.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e rinisë në këtë takim treguan për iniciativat që kanë ndërmarrë deri më tani, dhe njëra ndër to është edhe iniciativa për ndërtimin e Qendrës së Rinisë në komunën e Graçanicës. Gjithashtu, u tregua për mbështetjen e marrë deri më tani nga Komuna, dhe që vazhdojnë ta marrin deri në realizimin e këtij projekti të nisur që një kohë nga një grup të rinjsh në Graçanicë. Përkundër ndihmës së marrë nga Komuna për iniciativën, të rinjtë shprehën nevojën për mbështetje të mëtutjeshme edhe nga organizatat joqeveritare dhe ambasadat në mënyrë që Qendra e Rinisë të ndërtohet dhe të funksionalizohet sa më parë.

Ky aktivitet u realizua nga organizata CDKD në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e gjerë për qeverisje të mirë”, implementuar nga instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) me përkrahje financiare nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: LajmeNumber of views: 10341939

Pyet Komunën:

x