X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Funksionet ekzekutive kuptohet përpos kryetarit të komunës dhe funksionet administrative në komunë i ushtrojnë këto organe:

  • Zyra e Kryetarit
  • Drejtoritë
  • Shefi i Personelit

e shtunë, 10 mars 2018

Ekzekutivi i Komunës

Zyra e kryetarit të komunës e ndihmon kryetarin në kryerjen e punëve të tij.  Përbërja e zyrës së kryetarit rregullohet me akte të brendshme të komunës, mirëpo zakonisht përbëhet nga: sektori për bashkëpunim, sektori për çështje ligjore, sektori për marrëdhënie me publikun, njësia për auditim të brendshëm, sektori për barazi gjinore dhe të drejta të njeriut,  sektori për integrime evropiane, zyra komunale për kthim dhe komunitete,  zyrtari certifikues financiar.

Administrata e Komunës organizohet përmes drejtorive. Çdo drejtori e komunës menaxhohet nga drejtori i cili emërohet dhe shkarkohet nga kryetari. Drejtorët menaxhojnë dhe udhëheqin drejtorinë e tyre. Drejtorët ngjajshëm sikur roli i ministrave udhëheqin sektorë të ndryshëm.

Emërtimi i drejtorive është i ndryshëm nga komuna në komunë. Drejtoritë të cilat në shumicën e komunave kanë organizim dhe emërtim të njëjtë janë: Drejtorati për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, Drejtorati për arsim dhe Drejtorati për rini kulturë dhe sport, Drejtorati për inspekcion dhe Drejtorati i administratës.

Drejtorët për punët që u përkasin atyre, i raportojnë rregullisht kryetarit dhe i ofrojnë atij të gjitha informatat dhe raportet e nevojshme për procesin e vendimmarrjes. Në secilën drejtori punojnë shërbyesit civil, të cilët zgjedhen në bazë të konkursit. Administrata e komunës përbëhet prej komponentës politike, drejtorëve, dhe nga komponenta civile.

Shefi i Administratës dhe Personelit e organizon punën dhe e koordinon të gjitha drejtoritë dhe  sektorët në kryerjen e punëve administrative.

Roli i shefit të administratës dhe personelit është që të sigurojë se shërbyesit civil në komunë  kryejnë punën si duhet,  vijnë me kohë në orar të punës, ju përmbahen Regullorës nr.04/2015 për kodin e mirësjelljes në  shërbimin civil të Republikës së Kosovës, po ashtu ai harton përshkrimin e punës për çdo sektor, zyrë e vend pune si dhe është përgjegjës për shërbimet mbështetëse për komunën si dhe për shërbimin e personelit dhe trajnimit të tij.

Vegëza Relevante

Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: Rolet në qeverinë lokale, Ekzekutivi i KomunësNumber of views: 128005

Pyet Komunën:

x