X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

 

Qeverisje e mirë është edhe ofrimi i mundësisë për qytetarët për të diskutuar me zyrtarët komunal rreth punës Komunës dhe politikave të saj.

Diskutim Agora në Kamenicë për përfshirjen e gjerë të rinisë dhe grave

Më 25 shtator u mbajt diskutimi AGORA në Komunën e Kamenicës me temë “Pjesëmarrje e gjerë për qeverisje të mirë”, ku të ftuar ishin nënkryetari i komunës, përfaqësuesja nga Departamenti i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përfaqësuesja nga zyra për Komunitete dhe Kthim, si dhe përfaqësues të tjerë komunal.

Të rinjtë/rejat, grat, si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët ishin të pranishëm patën rastin të informohen më shumë rreth punës së Komunës, dhe diskutuan mbi proceset vendimmarrëse dhe për mënyrat e përfshirjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse që kanë rëndësi për ta dhe komunitetin ku ata jetojnë. Të rinjtë kërkuan që komuna e Kamenicës të vazhdojë përfshirjen e tyre në të gjitha proceset vendimmarrëse dhe se kërkesat, nevojat dhe shqetësimet e tyre të vazhdojnë të merren parasysh edhe në të ardhmen.

Ky aktivitet u organizuar nga organizata joqeveritare Qendra për Depolitizim të Shoqërisë së Kosovës (CDKD) në kuadër të projektit “Pjesëmarrje e gjerë për qeverisje të mirë”, që implementohet nga instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) me përkrahje financiare nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Print
0 Klikoni këtu për të pyetur Komunën

Categories: LajmeNumber of views: 21141

Pyet Komunën:

x