X
GO
sq-ALsr-Latn-RSen-GB

Definicionet

Definicione

Posted: Shk 27, 2018
Categories: Definicionet
Klikoni këtu për të pyetur Komunën: 0

Administrata 
Shërbimi civil komunal që përfshin të gjithë personat e punësuar nga autoriteti komunal, rroga e të cilëve paguhet nga buxheti i Republikës së Kosovës duke përfshirë drejtoret e drejtorive.


Auditim
Ekzaminim i kualifikuar pajtueshmërisë ligjore dhe financiare ose performancës që kryhet për të plotësuar kërkesat e menaxhmentit (auditimi i brendshëm) apo nga një entitet i auditimit të jashtëm ose nga një auditor tjetër i pavarur për të përmbushur obligimet e caktuara me ligj (auditimi i jashtëm).


Burime
Nënkuptojnë mjetet, personat dhe mjetet financiare që nevojiten për shërbimet dhe programet e qeverisjes së mirë.


Buxheti i Komunës
Dokumenti që kuvendi i komunës miraton për çdo vit fiskal,  i cili përmban planin për aktivitetet dhe udhëheqjen ekonomike brenda vitit fiskal, dhe përfshin të gjitha parashikimet e të hyrave, shpenzimet kapitale dhe ato të përditshme të Komunës.


Decentralizimi
Procesi i transferimit nga niveli qendror tek niveli lokal i funksioneve të qeverisjes,  drejtimit, administrimit dhe pronave, pasurive. Ky transferimi përfshin: pushtetin, autoritetin, funksionet, burimet dhe përgjegjesitë.


Dokumente publike
Janë çdo dokument zyrtar dhe të gjitha informatat e regjistruara në çfarëdo forme, të hartuara apo pranuara dhe mbajtura nga institucionet publike. 


Ekzekutivi
Institucionet që kanë fuqinë për të zbatuar plane, veprime apo ligje


Grant
Një shumë parash që i jepet në këtë rast komunës nga qeveria apo institucione ndërkombëtare për një qëllim të veçantë.


Hierarki
Një sistem ose organizatë në të cilën njerëzit ose grupet renditen njëra mbi tjetrën sipas statusit ose autoritetit.


Keshilli i Veprimit Rinor Lokal
Organ i përfaqësimit rinor, i përbërë nga përfaqësuesit e organizatave rinore jofitimprurëse të nivelit qendror dhe lokal.


Komitete
Grup personash i emëruar për një funksion specifik, zakonisht i përbërë nga anëtarë të një grupi më të madh.


Kompetencë
Të pasurit e aftësive të nevojshme dhe njohurive për të bërë diçka me sukses.


Komuna
Njësia themelore e vetëqeverisjes lokale në Kosovë.


Komunitet
Do të thotë popullsia e komunës e cila është e përbërë nga shumë grupe të ndryshme të interesit të përbashkët lokal.


Konflikt interesi
Situatë në të cilën një person është në gjendje të ketë përfitime personale nga veprimet ose vendimet e marra në cilësinë e detyrës zyrtare.


Konsultim
Veprim ose proces i cili bëhet në mënyrë që të merren këshilla.


Korniza Afatmesme e Shpenzimeve (KASH) Komunale
Analizë e bazuar e mjedisit makroekonomik, për të vendosur kështu bazën për planifikimet buxhetore për vitet që vijnë në përputhje me prioritetet strategjike.


Kuvendi i komunës
Organi më i lartë i komunës që përbëhet prej anëtarëve të tij të zgjedhur.


Llogaria e vetme e thesarit
Llogarinë në të cilën të gjitha paratë publike që mblidhen dhe shpenzohen nga organizatat buxhetore depozitohen dhe procedohen nëpërmjet saj.


Mekanizëm i pjesëmarrjes qytetare
Proces në të cilin marrin pjesë njerëz të thjeshtë - qoftë në baza vullnetare ose të detyrueshme dhe veprojnë vetëm ose si pjesë e një grupi - me qëllim që të ndikojnë në një vendim që përfshin zgjedhje të rëndësishme që do të ndikojnë në komunitetin e tyre.


Njësia për auditim të brendshëm
Njësi e pavarur, e cila jep siguri objektive dhe këshilla për menaxhmentin e komunës, për të shtuar vlerën dhe përmirësuar veprimtarinë e Organizatës Buxhetore.


 

Print
Pyet Komunën:
Rate this article:
No rating

x